Enciklopedike

Si mund t’ia kuptosh letrat një lojtari pokeri?

Screen Shot 2015-01-25 at 5.20.36 PM

Për të kuptuar nëse letrat e një lojati pokeri janë të mira, duhet që t’i shohësh krahët. Kjo është zbuluar nga Universiteti i Stanfordit në SHBA, duke u paraqitur 79 studentëve filmime nga kampionati botëror i pokerit, turneu më prestigjoz që zhvillohet cdo vit në Las Vegas. U tregoheshin filmime ku dukej vetëm fytyra, ose e gjithë pjesa e sipërme e trupit (pra ajo që shihet normalisht gjatë një loje), dhe më pas vetëm krahët e lojtarit: studentët duhej të gjenin me intuitë cilësinë e letrave të pokeristit e si pasojë të vendosnin fishat. Me dy llojet e parë të filmimeve, pra me fytyrqën dhe pjesën e sipërme të trupit nuk arritën që të gjenin më shumë nga sa mund të gjendet edhe në mënyrë krejt rastësore. Kjo, sepse sic dihet, pokeristët e zotë nuk lejojnë të shfaqen emocionet e tyre nga shprehjet e fytyrës dhe janë në gjendje të qëndrojnë të palëvizur. Por, kur pamjet filmike e përqëndronin vëmendjen tek krahët, studentët arrinin që të gjenin cilësinë e letrave me një saktësi të caktuar.
Në mënyrë të vecantë, është fluiditeti i lëvizjeve që tregon shumë për sigurinë në vete, pra që pokeristi mund të ketë një dorë të mirë letrash. Për ta provuar, studiuesit kryen edhe një tjetër eksperiment me 40 vullnetarë të rinj: në këtë rast iu kërkua të shprehnin një opinion, se sa të sigurtë apo të pasigurtë ishin lojtarët duke parë krahët e tyre. U vu re që levizjet e ngurta komunikojnë ankth dhe që praktikisht reflektojnë letra më të këqia se sa lëvizjet më të lirshme.


 

“Ora e Apokalipsit”: Pas vitit 1984, më pranë se kurrë shfarosjes

Doomsday-ClockShkencëtarët: Pas vitit 1984, njerëzimi është sërish më afër se kurrë shfarosjes. Sipas “Orës së Apokalipsit”, katasfrofa është dy “minuta” më afër. Në vitin 1991, njerëzimi ishte më larg shkatërrimit, se sa sot


Leave a Reply

Back to top button