Horizonti.al

Si na ndodh që përftojmë fuqi supernjerëzore, gjatë një krize?

Psikologët dikur mendonin se muskujt kontrollonin vetë nivelet e tyre të përpjekjeve, duke u ndalur kështu, atëherë kur ishin të lodhur. Sot ne dimë që truri luan një rol shumë më të madh, dhe se sinjalet e lodhjes nga muskujt vendosen në kontekstin e motivimit, besimit dhe pritshmërive. Kur jemi në një situatë ku na rrezikohet jeta dhe plot adrenalinë, ka kuptim që truri të braktisë qasjen e vet të zakonshme konservatore dhe të udhëzojë muskujt që të punojnë shumë më pranë kapacitetit të tyre të plotë.

Por duhet të mbajmë gjithashtu parasysh se shumë anektoda mbi fuqi të mbinatyrshme nuk janë aq të pabesueshme sa duken në fillim. Për shembull, zakonisht është njëri cep i makinës që ngrihet lart nga njeriu, jo e gjithë makina. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button