Zodiak

Si nis java juaj? Horoskopi për sot, 10 dhjetor 2018

Dashi

Ditë entuziaste do jetë kjo e sotmja dhe e mbushur me surpriza të njëpasnjëshme. Nëse keni një lidhje, që në mëngjes do i shprehin ndjenjat për njeri-tjetrin dhe gjatë gjithë kohës do dashuroheni pa dorashka. Do i bëni të gjithë ziliqarë për marrëdhënien që do krijoni. Ju beqarët do bëni mire të mos nxitoheni për asgjë sepse po gabuat keni për të vuajtur. Në jetën profesionale gjërat do marrin ndryshimin e duhur dhe do mund të guxoni të hidhni hapat që më pare nuk keni mundur dot. Financat nuk do jenë të qëndrueshme kështu që për të shmangur problemet, kryejini me maturi dhe kujdes shpenzimet.

Demi

Ditë e jashtëzakonshme ka për të qenë kjo e sotmja për të gjithë ju. Nëse jeni në një lidhje do ndani gjithçka me partnerin tuaj dhe do afroheni me tepër me njëri-tjetrin. Shumë do ju adhurojnë dhe do ju kërkojnë këshilla si të krijojnë një marrëdhënie si e juaja. Nëse jeni beqarë,  më në fund do e realizoni takimin e shumë ëndërruar dhe do filloni një lidhje të qëndrueshme. Sipas Dritare.net, në punë do jeni të matur dhe do qëndroni me këmbë në tokë. Disa miq do iu ndihmojnë të arrini më shpejt atje ku doni. Në planin financiar gjërat nuk do shkojnë shume mirë kështu që duhet ta kufizoni veten sa të mundeni.

Binjakët

Shumë gjëra do ju ecin keq sot dhe kjo fale ndikimit negativ të atyre që keni pranë. Për të dashuruarit do jetë ditë e mbushur me shumë vështirësi. Nuk do arrini dot të bini dakord për asgjë me partnerin dhe debatet do jenë të njëpasnjëshme. Nuk do mungojnë as fjalët e rënda. Nëse jeni beqarë do jeni të palogjikshëm dhe mund të bëni gabime të mëdha. Në punë do jeni të vendosur të bëni gjithçka duhet për të arritur suksesin e madh. Nga ana tjetër do iu bindeni edhe shefave. Në planin financiar gjendja do përmirësohet tej mase falë disa parave që do merrni nga një punë e kryer më herët.

Gaforrja

Dita e sotme do jetë veçanërisht e mirë për sektorin profesional. Këmbëngulja  dhe guximi do jenë virtytet më të vyera. Nëse keni një lidhje do bëni çdo gjë për ta mahnitur atë që keni në krah, pa e ditur se ai ka kohë që po ju përgatit një surprizë gjigande. Do ndiheni aq mirë saqë nuk do e besoni dot se jeni në realitet. Ju beqarët mos e humbisni shpresën deri në momentin e fundit sepse gjëra të bukura pritet të ndodhin. Në punë do jeni jashtëzakonisht të të përqendruar dhe keni për të pasur arritje të shkëlqyera. Në planin financiar mund të bëni edhe ndonjë investim sepse gjendja në të cilën do ndiheni do ua lejojë.

Luani

Sot do i mendoni gjërat shumë ndryshe dhe mund të merrni vendime që duhet t’i kishit marrë prej kohësh. Nëse keni një lidhje do bëni gjëra pikante për të shtuar edhe më shumë emocionet. Kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme dhe do ndiheni më të përmbushur se më parë. Ju beqarët do flirtoni me dikë dhe mund të afroheni më tepër. Në punë do ju kërkohet të zëvendësoni një koleg dhe keni për t’i përmbushur të gjitha detyrat më së miri. Kur të rikthehet ai do ju përgëzojë dhe do iu ndihmojë në projektet e nisura. Sektori i financave do ju stresojë pak, megjithatë gjendja nuk do jetë shumë e keqe.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do ndodhin gjëra shumë të bukura. Nëse keni një lidhje do lëvizni çdo gur për të zgjidhur edhe konfliktet me të vogla që keni pasur. Do ndiheni shumë më të qetë dhe do e dashuroni me më shumë pasion. Do i kuptoni edhe disa gabime që keni bërë ndaj njëri-tjetrit. Ju beqarët do realizoni takimin vendimtar të cilin e keni ëndërruar prej kaq kohësh dhe do ndiheni më të lumtur se kurrë. Në punë do keni aleatë të fortë. Edhe nëse keni filluar një projekt të ri do mund të arrini atë që dëshironi pa u lodhur shumë. Financat mundohuni t’i menaxhoni me strategji sepse përndryshe kanë për t’iu filluar vështirësitë.

Peshorja

Asgjë nuk ka për t’iu ecur si e kishit menduar sot dhe në shumë momente do ndiheni të mërzitur. Për ju që jeni në një lidhje do ketë kontradikta të forta. Do jeni të dy strikte dhe nuk do toleroni as për gjënë më të vogël. Kjo në fakt është diçka e gabuar. Sipas Dritare,net, nëse jeni beqarë më në fund do e gjeni dashurinë e madhe me të cilin do filloni një lidhje të qëndrueshme. Në pune ka rrezik të përballeni me disa probleme dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Asnjë koleg nuk do ju mbështesë. Në planin financiar mundohuni të mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse mund të keni probleme.

Akrepi

Ditë fantastike ka për të qenë kjo e sotmja për të gjithë ju. Do ndiheni në çdo moment mirë me partnerin dhe nuk do keni për çfarë te ankoheni. Ai do ju plotësojë edhe disa dëshira të shumëpritura. Ju beqarët do keni një ditë të favorshme dhe do e gjeni personin për të cilin do ju rrahë zemra fort. Në punë do jeni luftarakë dhe të gatshëm të hidhni çdo lloj hapi në mënyrë që të arrini atje ku keni dëshiruar. Do keni edhe mbështetjen e disa kolegeve të cilët do ua bëjnë rrugën edhe më të lehtë. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë për shkak të disa shpenzimeve të papritura dhe të konsiderueshme.

Shigjetari

Dielli do ndriçojë pafundësisht gjatë kësaj dite dhe do ua ngrohtë zemrat. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një ditë fantastike dhe do përjetoni emocione te njëpasnjëshme. Partneri do kujdeset edhe për detajet më të vogla dhe do ju adhurojë. Ju beqarët gjithashtu do keni më shumë fat në dashuri dhe mund të filloni lidhjen që keni ëndërruar. Në punë do gjendeni herë pas here përballë sfidave të vështira dhe nuk do dini çfarë të bëni. Me shpenzimet duhet të jeni më te matur dhe duhet të mendoni edhe për të ardhmen. Po filluan tronditjet nuk do dini nga t’ia mbani më pas.

Bricjapi

Venusi do ju bëjë edhe më të ndjeshëm sot. Ju që keni një lidhje do keni tendencë ta nënvlerësoni veten  dhe do pranoni gabime që në fakt nuk i keni bërë. Mbështeteni atë që  keni në krah dhe aq sa të mundeni shprehjani ndjenjat nëse nuk doni ta humbisni. Nëse jeni beqarë në kërkim të dashurisë nuk do keni shumë kërkesa dhe do gjeni disa persona që do ju përshtaten. Në punë do ju duket sikur disa kolegë po ua punojnë mbrapa krahëve dhe mund të bëheni paranojakë. Shpesh do mërziteni dhe nuk do arrini atje ku doni. Në planin financiar do i bëni të gjitha përpjekjet dhe do arrini të mbani një gjendje të mirë.

Ujori

Duke vepruar me shumë takt dhe diplomaci do mund të zgjidhni çdo gjë sot. Komunikimi do iu japë edhe më shumë besim në vetvete. Nëse keni një lidhje do mbështesni gjatë gjithë kohës njëri-tjetrin dhe do ruani një marrëdhënie shumë të ngrohtë. Mbrëmja do jetë goxha romantikë. Ju beqarët do keni njohje, por mirë është të tregoheni të fshehtë me çdo hap. Sa më pak njerëzve t’iu tregoni aq më mirë. Në punë do bëni çdo përpjekje për të arritur objektivat, por disa persona xhelozë do mundohen me çdo mënyrë t’iu prishin planet. Largojini sa më parë nga vetja dhe mos ju tregoni asgjë. Paratë nuk do kenë asnjë ndryshim nga një ditë më parë.

Peshqit

Këmbëngulja dhe inteligjenca do jenë pikat tuaja më të forta sot. Kujdes duhet të bëni vetëm gjatë mbrëmjes. Nëse keni një lidhje shprehuni lirisht dhe keni për të mbajtur një marrëdhënie të shkëlqyer me partnerin. Ai do ketë thjesht nevojë për fjalë të ëmbla, mbështetje dhe përkushtim. Nëse jeni beqarë do mund të realizoni takimin tuaj të ëndrrave fiks në momentin që do jeni duke u marrë me diçka tjetër dhe nuk do e keni mendjen. Në punë do merrni vendimin të filloni një biznes tuajin. E lehtë nuk do jetë, por të paktën mundohuni. Financat për fat të mirë do jenë të kënaqshme. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button