Motivuese

Si ta gjesh lumturinë? Një histori plot kuptim

Një herë, një grup prej 50 personash po ndiqnin një seminar. Papritmas folësi u ndal dhe vendosi të bënte një aktivitet në grup. Ai filloi t’i jepte secilit pjesëmarrës një tullumbace. Secilit prej tyre i kërkohej të shkruante emrin e tij / saj mbi të duke përdorur një stilolaps. Pastaj të gjitha tullumbacet u mblodhën dhe u vendosën në një sallë tjetër.

Tani këta delegatë u lanë të futen në atë sallë dhe iu kërkua të gjejnë tullumbacen me emrin e tyre të shkruar, brenda 5 minutash. Të gjithë kërkonin me furi emrin e tyre, duke u përplasur me njëri-tjetrin, duke u shtrënguar rreth të tjerëve. Ishte kaos total.

Në fund të 5 minutave askush nuk mundi të gjente tullumbacen e vet.

Pas kësaj, secilit prej tyre iu kërkua që të merrnin në mënyrë rastësore një tullumbace dhe t’ia jepnin atij personi emri i të cilit ishte shkruar mbi të. Brenda pak minutash secili kishte tullumbacen e vet.

Më pas, folësi tha: “Kjo po ndodh në jetën tonë. Gjithkush po kërkon me tërsëllimë lumturinë përreth, duke mos ditur se ku është.

Lumturia jonë qëndron në lumturinë e njerëzve të tjerë. Jepini atyre lumturinë e tyre; ju do të merrni mbrapsht lumturinë tuaj. Dhe ky është qëllimi i jetës njerëzore … ndjekja e lumturisë”.

/ bota.al

Leave a Reply

Back to top button