Shendeti

Si ta kontrolloni sheqerin në gjak, pa pasur nevojë për medikamente?

  1. Me anë të kanellës

Studimet kanë treguar se kanella mund të funksionojë, ashtu si insulina për të hapur “portat” e glukozës në qeliza, kështu që sheqeri mund të hyjë brenda tyre. Dhe ndryshe nga metodat e tjera se si të kontrolloni sheqerin në gjak në mënyrë të natyrshme, është shumë e lehtë për ta gjetur dhe përdorur. Një person diabetik mund ta blejë në çdo dyqan dhe ta konsumojë edhe me kos. Është gjithashtu e disponueshme në kapsula të lehta për t’u gjetur e që kushtojnë vetëm pak lekë.

  1. Me humbjen e peshës

Një nga problemetme të cilat vuajnë diabetikët tip dy është rritja e peshës, sidomos në rajonin e barkut. Rritja e peshës është shkaktuar sepse trupi nuk mund ta përdorë siç duhet insulinën për të lejuar qelizat që të marrin sheqerin në gjak e ta përdorin për energji. Pra, ajo glukozë kthehet e gjitha në yndyrë. Kjo është arsyeja pse mjekët rekomandojnë që pacientët, të cilët kanë filluar të tregojnë shenja të kësaj gjendjem të bëjnë maksimumin për të kontrolluar sheqerin në gjak në mënyrë të natyrshme.

  1. Me anë të dietës.

Për shkak se diabetikët e tipit dy kanë shumë glukozë që qarkullon lirshëm në gjak, është e rëndësishme që ata të bëjnë maksimumin për të mos konsumuar ushqime që mund të rrisin sasinë e mëtejshme të glukozës. Produktet e miellit të bardhë, orizit të bardhë dhe të gjitha burimet e sheqerit të rafinuar duhet të eliminohen plotësisht nga dieta, ose të paktën të zvogëlohen sa më shumë që të jetë e mundur, si një nga pjesët më të rëndësishme të kontrollit të sheqerit në gjak në mënyrë natyrale. Dieta e një diabetiku duhet të përbëhet nga mishi pa yndyrë, frutat dhe perimet e freskëta.

  1. Me anë të ushtrimeve fizike.

Format e lehta të stërvitjes, të tilla si ecja, janë esenciale për trajtimin e diabetit të tipit dy, sepse ndihmojnë trupin të përdorë sheqerin e tepërt për energji, para se ai të ruhet si yndyrë. Gjithashtu ndihmon në djegien e yndyrës që është shkaktuar nga nivelet e larta të sheqerit në gjak. Për rezultate më të mira, diabetikët e tipit dy duhet të synojnë të paktën 30 minuta ecje në ditë, mundësisht menjëherë pas ngrënies së ushqimit.

Të mësuarit se si të kontrolloni sheqerin në gjak natyrisht nuk është aq e vështirë sa e mendon shumica e njerëzve. Gjithçka që duhet të bëni, është thjesht një mënyrë jetese e shëndetshme që përfshin një dietë të ekuilibruar dhe stërvitje, si dhe disa ilaçe të lira bimore që janë provuar të jenë efektive në uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak.

Leave a Reply

Back to top button