Analiza

Si të krijohet një “treg” për refugjatët në Evropë

Screen Shot 2015-06-11 at 12.35.26 PM

Nga Peter H. Schuck

“New York Times”

Këtë vit, kemi parë një numër rekord refugjatësh, duke u përpjekur – dhe mjerisht shumë shpesh vdekur – për të kaluar kufirin e Evropës Mesdhetare, si pasojë e luftërave brutale, rrënimit të Libisë dhe shteteve të tjera, katastrofës mjedisore dhe varfërisë ekstreme, që të dyja shkaktojnë dhe të ushqehen me këtë mjerim njerëzor.

Rrjedha në dukje e pafund të emigrantëve, me në krye flukset e mëparshme të emigrantëve ekonomikë, që dëshpërimisht kërkojnë të hyjnë në tregun e përbashkët të punës në Evropë, ka futur në krizë politikën e kontinentit dhe hartuesit e politikave, duke i vendosur sistemet e mbështetjes nën presion dhe nxitur një rritje të ekstremizmit të krahut të djathtë.

Duke pasur parasysh angazhimin e Evropës për një politikë humanitare, çështja nuk është nëse duhen lejuar refugjatët të hyjnë, porse ku ata duhet të shkojnë. Bashkimi Evropian, po merr në  shqyrtim zbatimin e një sistemi kuotash, që të mund të shpërndajë barrën e mbrojtjes së refugjatëve ndërmjet shteteve pjesëmarrëse, ashtu edhe për të krijuar alternativa, në mënyrë që emigrantët të mos detyrohen të paguajnë kontrabandistët, për t’i rrasur ato mjetet lundruese shkatarraqe dhe hedhur pranë brigjeve, apo më keq akoma në ndonjë rast.

Negocimi i një sistemi të tillë, do të jetë shumë i vështirë. Vendet kanë një nxitje për lëvizjen e lire, në dashamirësi të fqinjëve të tyre. Ato gjithashtu e dinë sesa më shumë që emigrantët qëndrojnë, aq më e vështirë bëhet t’i rikthesh ata në shtëpitë e tyre, kështu që u ofrojnë vetëm përkohësisht një strehë të sigurtë.

Disa shtete, si Gjermania dhe Suedia, kanë bërë më shumë sesa pjesa që i takonte në krizat e kaluara, dhe mund të duan të reduktojnë kuotat e tyre. Refugjatët kanë gjithashtu stimuj të ndryshëm:ndonëse të gjithë duan mbrojtje, shumë prej tyre shpresojnë që të përfundojnë në vendet ekonomikisht të begata, ku ata mund të vendosen në mënyrë të përhershme; të tjerët shpresojnë të rikthehen në shtëpi, sa më shpejt që t’ia lejojnë kushtet.

Një skemë e ndarjes së ngarkesës së trajtimit të këtij fenomeni në bazë të kapaciteteve të çdo shteti, që më shumë gjasa Bashkimi Evropian do ta miratojë, është thelbësore. Një autoritet rajonal, duhet të llogarisë në mënyrë të drejtë pjesën e çdo shteti, duke përdorur kritere objektive të tilla si Produkti i Brendshëm Bruto, popullsia dhe sasia e tokës. (Formula gjithashtu mund të japë kredi për përpjekjet e mbrojtjes në të shkuarën.)

Kjo skemë duhet gjithashtu të vlerësojë, sesa refugjatë kanë nevojë për mbrojtje, të përkohshme apo të përhershme, dhe sa prej tyre mund të kualifikohen ligjërisht për të – në një kohë që emigrantët thjesht ekonomikë nuk munden. Këtu është risi që unë propozoj:Agjensia duhet të krijojë dhe  rregullojë një treg, në të cilin shtetet mund të blejnë dhe shesin të gjitha ose një pjesë e detyrimeve

të tyre të kuotave të mbrojtjes.

Si agjensia ashtu edhe procesi i shitjes, duhet të zbatojë standardet ndërkombëtare, për të siguruar që shteti që merr përsipër pritjen e emigrantëve të mbrojë edhe të drejtat njerëzore të tyre pranojë.  Ashtu si skemat “cap-and trade (kufizimi ligjor i një shteti, në raport me emetimin e gazrave të dëmshëm në atmosferë), përmirësojnë mbrojtjen e mjedisit, ky treg do të maksimizojë numrin e refugjatëve të mbrojtur duke shfrytëzuar dallimet mes shteteve në burime, politika, gjeografi dhe sjelljet ndaj emigrantëve.

Një shtet etnikisht më homogjen apo ksenofobik, mund të paguajë me padurim një çmim të lartë (me para në dorë, kredi, mallra, mbështetje politike, ndihmë për zhvillim ose diçka tjetër të vlefshme) ndaj shteteve më shumë miqësore ndaj emigrantëve, për të përballuar në këtë mënyrë barrën e vet, në vend që t’i pranojnë refugjatët në vendet e tyre.

Pagesa të tilla kryhen tashmë në këtë mënyrë:Shtete e Bashkuara dhe vende të tjera nganjëherë paguajnë vende të tjera si porte për emigrantët;Australia ka rënë dakord t’i japë 32 milionë dollarë Kamboxhias për një detyre të tillë. Thuajse me përkufizim, një treg i tillë do të prodhojë më shumë mbrojtje sesa bën statuskuoja aktuale, duke siguruar që çdo shtet të ketë pjesën e tij në një formë ose në një tjetër, dhe ku të respektohen të drejtat e njeriut.

Çështje të tjera duhet të zgjidhen. Për shembull, sa prej identitetit të një refugjati mund të mësojnë shtetet përpara tregtimit të së drejtës së trajtimit të refugjatëve? A munden këta të fundit të kundërshtojnë dërgimin në një shtet të veçantë? (E drejta ndërkombëtare do të thotë jo – ajo thjesht ndalon persekutimin e tyre dhe i kërkon çdo shtet ku strehohen të përmbushë nevojat e tyre themelore.) Si do t’i zbatojë këto detyrime kjo agjensi?

Disa do të kundërshtojnë, me arsyetimin se elementi treg ofendon moralin e përbashkët duke e “merkatilizuar” dukurinë. Por nëse tregtimi i këtij detyrimi, mbron më shumë refugjatë sesa bën  statuskuoja atuale, në kushte të paktën po aq e favorshme për të drejtat e tyre njerëzore, të mbrojturit e rinj me siguri do të mirëpresin atë – ashtu sikundër ambientalistët tashmë mbështesin tregtinë e të drejtave të ndotjes.

Kritikët kanë nevojë për një kontroll faktik. Nëse ata kundërshtojnë mbi bazën e interesit kombëtar, zbatimi i dobët apo mbi frikën e depersonalizimit të njerëzve që janë duke u përpjekur të ndihmojnë, ata duhet të pranojnë se këto probleme të zbatohen në një masë edhe më të madhe tek marrëveshjeve aktuale mbi refugjatët.

Ne s’duhet të lejojmë që e përsosura, të jetë armikja e më të mirës; edhe një reformë jo e përkryer, mundet ende të bëjë më shumë për refugjatët. Evropa ka disa avantazhe në dizenjimin e një sistemi të tillë. Ajo është e pasur, përballet në një periudhë afatgjatë me mungesën e krahut të punës për shkak të fertilitetit të ulët, mund të punojë me institucionet dhe burimet e Bashkimit Evropian, dhe e di se veprimi i menjëhershëm kolektiv është urgjent – në kontrast me rrëmujën e kohëve të fundit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore, përballë fluksit të madh të refugjatëve nga Mianmari dhe Bangladeshi.

Evropa gjithashtu mund të ndërtojë, duke u bazuar mbi një model të mëhershëm. Lufta e Vietnamit dhe efektet e saj të mëvonshme, krijoi miliona refugjatë, të cilët shpesh u rikthyen pas nga disa prej vendeve ku morën fillimisht azil. Në vitin 1979, pas një fillimi tragjikisht të ngadaltë, Shtetet e Bashkuara mblodhën një koalicion të madh, si për të siguruar një lehtësim të përkohshëm, ashtu  edhe zhvendosjen e përhershme të 1.7 milionë refugjatëve – megjithëse para kësaj, qindra mijëra syresh vdiqën. Shtimi i një elementit treg, mund t’i ketë të mbrojtur edhe më shumë.

Shënim: Peter H. Schuck është profesor në “Yale Laë School” dhe librit i tij më I fundit titullohen  “Pse qeveria dështon aq shpesh, dhe si mund të bëjë më mirë”.

Leave a Reply

Back to top button