Psikologji

Si të kuptoni që është një zotëri i vërtetë

Si ta kuptoni nëse ai është një zotëri? Mjaftojnë vetëm disa elemente për të kuptuar se kë kemi para, apo nëse është një person shumë i sjellshëm ose i cekët

Të kuptosh nëse ai është një zotëri, ndonjëherë nuk është aq e lehtë sa mund të duket. Dihet, shumë shpesh meshkujt tentojnë të duken shumë të sjellshëm në fillim të një marrëdhënie ose gjatë fazës së vardisjes. Por me kalimin e kohës, mund të ndodhë që gjërat të ndryshojnë. Natyrisht kjo nuk vlen për të gjitha marrëdhëniet. Prandaj, për të kuptuar nëse është dashuria e vërtetë, thjesht i kushtoni vëmendje gjesteve të vogla dhe të thjeshta. Për shembull, një burrë që është i zoti i mirë në mbajtjen dhe argëtimin e fëmijëve, tregon shumë seriozitet dhe besueshmëri.

Këto janë aspekte të personalitetit që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse ëshë me të vërtetë zotëri. Sinjalet e këtij lloji, në të vërtetë, janë të fshehura pas shumë veprimeve të përditshme. Prandaj ata që dëshirojnë të kuptojnë nëse është partneri ideal duhet t’u kushtojnë vëmendje gjërave të vogla. Një zotëri për shembull, e di se si të lëvizë në brendësi të aeroporteve me lehtësi dhe arrin të menaxhojë mirë detyrat dhe angazhimet e veta.  Në të njëjtën kohë ai është gjithnjë i vëmendshëm ndaj sjelljeve të mira. Për shembull, ai asnjëherë nuk lejon që një derë të përplaset në fytyrën e një kalimtari.

Një burrë i besueshëm është në gjendje të nxjerrë shëtitje qenin e tij ose të japë gjithmonë një trëndafil në mënyrën e duhur. Ai gjithashtu ka aftësinë t’i kushtojë vëmendje gjërave të vogla dhe kurrë nuk nënvlerëson aspekte të caktuara, siç janë të qenit të vetëdijshëm se rritja e qimeve në fytyrë është e përkohshme, ndërsa një tatuazh është i përhershëm. Sa herë ndodh që gjatë një diskutimi, një njeri narcisist dhe manipulues mund të thotë gjëra që janë të pamend apo jashtë vendit? Përkundrazi, një burrë i sjellshëm e di mirë kur është koha të heshtë dhe të mos thotë asgjë.

Në të njëjtën kohë ai është gjithmonë shumë i vëmendshëm ndaj pamjes së tij dhe ka të paktën një kostum elegant të errët ose një xhaketë mbrëmjeje. Shmang çorapet me ngjyrë jargavan dhe mban gjithmonë këpucët të lustruara. Nga ana tjetër për të parë nëse është një zotëri duhet të shohim nëse gjatë një darke romantike partneri merr një qëndrim të sjellshëm dhe spontan me kamerierët dhe veçanërisht nëse aktivizon “silent mode” në telefon gjatë një takimi të parë romantik.

Leave a Reply

Back to top button