Shendeti

Si të luftojmë strijat në trup!

Si në luftën me celulitin, edhe në trajtimin e krisjeve të lëkurës, hidratimi është shumë i rëndësishëm, prandaj nuk i trajton dot pa pirë të paktën 8 gota ujë në ditë.
Është e rëndësishme edhe ti japësh trupit tonë vitaminat A, C, E dhe zink. Këto ushqyes kanë cilësi rigjeneruese të qelizave, proces natyral i cili do të të ndihmojë në luftën kundër çarjeve të lëkurës. Këto ushqyes mund ti gjesh në peshk, sallatë, spinaq, vezë, fasule, fara dhe arra.
Për ta ndihmuar nga jashtë rigjenerimin e lëkurës, në zonat e prekura mund të përdorësh trajtime natyrale.
Një trajtim i tille ka në përbërjen e tij vaj ulliri dhe xhel aloe vera. Për të përgatitur një krem të mirë për të trajtuar çarjet e lëkurës ke nevojë:
– gjysmë filxhan vaj ulliri;
një çerek filxhan xhel aloe vera
– 6 kokrra vitamina E
– 4 kokrra vitamina A
Në fillim trazo në një tas vitaminat A dhe E dhe më pas vendos edhe vajin e ullirit dhe xhelin aloe vera. E gjitha trazohet mirë deri sa të shkrihen bashkë. Me kremin e krijuar duhet të lyhesh zonat e prekura, vithet, pjesën e pasme, këmbët duke bërë një masazh të lehtë.
Një trajtim tjetër i mirë është ai me bazë vitaminë C. Për këtë ke nevojë vetëm për dy kokrra vitaminë C dhe për sheqer. Gjatë dushit fërko trupin tënd me kokrrizat e sheqerit sepse ai do të të ndihmojë të heqësh qelizat e vdekura, duke ta bërë lëkurën më të butë dhe duke inkurajuar rigjenerimin e tyre. Pas dushit merr kokrrat e vitaminës C dhe trazoji me një lugë krem trupi normal deri sa ato të shkrihen totalisht. Lyej gjithë trupin me atë krem duke insistuar në zonat e prekura.

Leave a Reply

Back to top button