Shkence

Si të parashikosh të paparashikueshmen

Të parashikosh çmimin e mallrave, kuicet, gjuajtjet e penalltisë? Është e mundur, nëse dihen tendencat e padukshme që i karakterizojnë. Ja se cilat janë

parashiko

A do të ngrihet çmimi i shtëpive? A do të përmirësohet tregu i punës? Si do të shkojë vjelja e ardhshme e rrushit? Ekonomia botërore bazohet mbi parashikimet: në 2012, kompanitë kanë shpenzuar mbi 310 miliardë euro për parashikime të çdo lloji. Por në fakt jemi të gjithë në biznesin e parashikimeve: të parashikosh lëvizjet e të tjerëve është jetësore për të fituar një lojë, për të arritur një takim ose një ngritje në detyrë.
Makina më efikase për parashikime janë softet që gjurmojnë çdo veprim dixhital tonin për të parashikuar se çfarë do të blejmë në të ardhmen. Me precizion të pazakonshëm, siç e ka konstatuar klienti i një zinxhiri të madh të hipermerkatove në USA.
LINDJA
Klienti që do ta quajmë Z. Brown, kishte shkuar në zyrën në Mineapolis të Target duke i tundur  në fytyrë drejtorit email-in që i kishte ardhur vajzës 17 vjeçare: Plot me reklama të produkteve për shtatzani e për bebe. “Doni ta inkurajoni që të mbetet shtatzënë?!”, u ulëriti ai.
Me sa duket jo: Gabimi, është përgjigjur drejtori, ishte i algoritmeve që identifikojnë potencialet e shtatzanisë në bazë të interesave të tyre drejt 25 produkteve, nga sapunet pa parfume tek integratorët e kalciumit, më të kërkuara në Rrjet. Episodi u konkludua me kërkim faljesh të drejta. Por pas ca javësh Z. Brown ka ritelefonuar drejtorin e Target: “Jam unë që duhet të kërkoj të falur: kam folur me vajzën time e kam zbuluar që do të lindë  për 5 muaj”. Në fusha të tjera, parashikimet janë akoma mjaft të vështira. Për shembull në politikë e në ekonomi: psikologu Philip Tetlock (Universiteti i Pensilvanisë, SHBA) ka studiuar parashikimet e 284 ekspertëve nga 1983 deri në 2003, për të verifikuar se ndoshta janë të saktë. Rezultati: ekspertët nuk kanë bërë më mirë sesa joekspertët. Shkaku? Njeriu nuk ka njohje me parashikimet: ka tendencë të mos i shikojë rregullat ku janë dhe e kundërta. Ja pse William Poundstone, fizikant në USA, ka ndërtuar disa rregulla të fshehta që mund të ndihmojnë të bësh parashikime në fusha ku duket e pamundur. I ka treguar në librin “How To Predict the Unpredictable” (Botimet Oneworld).
Blerje të Lira
Cili është momenti më i mirë për të blerë një televizor plazme ose një brisk elektrik? Shitësit ndryshojnë shpesh çmimet duke përdorur softe që i kalibrojnë në bazë të çmimeve të konkurrencës, të kërkesës së konsumatorëve e të kalendarit: për shembull, në dhjetor çmimet rriten sepse ka më shumë kërkesë të mallrave, për t’u vendosur poshtë pemës së Krishtlindjeve.
Prandaj, mund të parashikohet sesi do të shkojnë çmimet. Për shembull në faqen it.camelcamelcamel.com, që monitoron çmimet në Amazon, tabela Xbox One ka filluar nga 499€ në 22 nëntorin e 2013-ës, me 60 lëkundje e një çmim mesatar prej 454€: nën festën  e ferragosto-s dhe në javën e dytë të shtatorit kushtonte vetëm 399€. Duke analizuar HICP (treguesi i çmimeve në harmoni me konsumin) në 8 vitet e fundit, mbi shumë kategori mallrash (aparatesh audio/video, instrumentash muzikore, librash, bizhuterish) muaji më Iipërshtatshëm është në fakt Gushti. Për veshjet, mobiljet, e elektroshtëpiaket shtohet edhe shkurti: është vala e gjatë e shlyerjeve.
Të blesh Shtëpi
A ka ndonjë moment më të mirë për të blerë shtëpi? Në SHBA, shoqëria e pasurive të patundshme Redfin ka vërejtur që shpalljet e shitjes të shtëpive të publikuara të premten shiten si mesatare 99,1% të çmimit të kërkuar, kurse ato të publikuara të dielën 98,4%.                                                                                        Po në Itali? Të dhënat e Istatit mbi tregun e pasurive të patundshme janë trimestrale: çmimet më të ulta regjistrohen midis tetorit e marsit. Portali immobiliare.it zbulon që dita në të cilën publikohen e lexohen më shumë shpallje të shitjes është e hëna (midis 10-ës e 11-ës e midis  15-ës e 16-ës), kur kthehen në punë pas fundjavës. E muaji me më shumë të ardhura është dhjetori.
Fluturimet Ajrore.
Cilat poltrona kanë çmime që variojnë 1.000% midis më të kushtueshmes e më ekonomikes? Ato të avionëve: tarifat e tyre janë qeverisur nga algoritme që ndjekin në kohë reale vijimësinë e kërkesës e të çmimeve të konkurrencës, duke i përshtatur automatikisht tarifat. Por me çfarë rregullash?
Claudio Piga, ekonomist në Universitetin e Keele-s (UK), ka studiuar tarifat e Ryanair: “Algoritmet kërkojnë që të bëjnë secilin të shpenzojë shifrën maksimale që është i gatshëm për të paguar. Prandaj çmimet kanë një vijimësi në formë “U”-je: Fillojnë të shtrenjta, zbresin e më pas rriten: si për të shkurajuar blerjet në momentin e fundit, edhe sepse udhëtimet e punës prenotohen zakonisht afër nisjes dhe blihen gjithsesi. Çdo herë që një biletë shitet, tarifa ngrihet në mesatare rreth 3%. Për të ditur si mund të rriten tarifat, do të duhej të njihej shkalla e zënies së vendeve në një fluturim: por kompanitë  janë të kujdesshme”. Dita më e mirë për të prenotuar një udhëtim është midis të hënës e të martës, kur kompanitë përditësojnë çmimet pasi kanë parë se çfarë bëjnë konkurrentët. E çmimet variojnë edhe sipas destinacioneve. Faqja skyscanner.it ka studiuar  biletat e fluturimeve të tre viteve të fundit: për Spanjën e Greqinë më mirë të prenotosh 6 javë më parë; 7 javë për Mbretërinë e Bashkuar, 14 për Francën, 18 për SHBA-në.
Të evitosh një penallti
E quajnë (llotaria e penalltive) jo rastësisht: portieri duhet të gjejë në cilin drejtim kundërshtari do të gjuajë një top nga 11 metërshi me shpejtësi prej 200km/h. Topi hyn në portë 1/5 e sekondës pasi është gjuajtur: prandaj portieri mund të tentojë vetëm të gjejë drejtimin para se të gjuajë lojtari. Por a janë zgjedhjet e portierëve e të futbollistëve me të vërtetë të rastësishme? Disa psikologë të Universitetit të Amsterdamit kanë studiuar 204 shkelmime penalltie në kampionatet e botës nga 1982-shi deri 2010-ën, duke zbuluar që kur skuadra e portierit është duke humbur, ai hidhet nga e djathta (nga e majta e atij që gjuan) në 71% të rasteve. Kur skuadra përkundrazi nuk humbet, zgjedhja djathtë e majtë është rastësore. Prandaj, nëse skuadra e duhur është duke fituar, gjuajtësi ka më shumë shanse të shënojë nëse tërhiqet në të djathtë (nga e majta e portierit).
Plane Telefonike
Me pronarët telefonikë mund të ndodhë të marësh një thirrje nga një operator që kërkon nëse gjithçka shkon mirë: ky është momenti për të kontraktuar kushte më të mira. Thirrja, në fakt, arrin kur një logaritëm ka gjetur probabilitetin që t’i ndërron pronar, për shembull sepse një shoqëri rivale është duke hedhur oferta më shumë të leverdisshme. Nëse përgjigjesh që je i kënaqur, thirrja mbaron aty. Përndryshe, operatori do të ofrojë një skonto ose do të nderojë me një kontratë të re. “Asnjëherë mos e pranoni!”, paralajmëron Poundstone. “Nëse e refuzon, të japin një ofertë të dytë: ndonjëherë është më e mirë, shifra thjesht “ME FAT”.
E nëse e refuzon edhe të dytën, mund të pritet ndonjë ditë për të thirrur e për të anuluar shërbimin (edhe po të ishte një bllof): ndonjëherë kompanitë mund të propozojnë oferta akoma edhe më të mira”.
BILANCE TË MANIPULUARA.
Fizikanti Frank Benford punonte për General Electric në Schenectady (SHBA) në vitet ’20. Në atë kohë, llogaritjet bëheshin duke u konsultuar me një libër logaritmesh. Benford vuri re që faqet e para të librit (ato me shifra më të ulta) ishin më të përdorura në krahasim me ato të fundit, që ishin pothuajse të reja. Ndoshta ishte një rastësi, por ai ka studiuar pikët e tenisit, kuotën e Bursës, popullsinë… Të gjithë tregonin të njëjtin fenomen: Në sasitë që rriten në mënyrë eksponenciale është më e mundur që një numër të fillojë me shifrat 1 (30,1% në vend  të 11,1%), 2 (17,6%), 3 (12,5%). Fenomeni ia vlen edhe për shifrën e dytë: mbizotëron 0 (12% në vend të 10%) e 1 (11,4%). Është ligji i Benford-it. Prandaj për të verifikuar nëse një bilanc ose një shënim shpenzimesh janë të manipuluara, mjafton të verifikosh frekuencën e shifrave të dyta e t’i krahasosh me vlerat e Benfordit.
Nëse ka një tregues që prek një shifër rrumbullake (më tërheqëse për investitorët në kuotimet e bursës, ose në bilancet e korporatës), manipuluesit prodhojnë më shumë 0 sesa 9 si shifra të dyta. Nëse në vend të kësaj ka një tregues që bie nën një shifër të caktuar (shënimet e shpenzimeve, kllapat e deklarimit të të ardhurave), manipuluesit do të prodhojnë më shumë 9 sesa 0 si shifra të dyta. Por kujdes: vlerat e ndryshme të ligjit të Benfordit nuk janë  në vetvete prova të manipulimeve (ndonjëherë mund të jenë frut i koinçidencës): janë megjithatë një kambanë alarmi, për t’u thelluar me analiza më të detajuara. /LeScienze/
SHQIPERUAR NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button