Analiza

Si do të quhet Mbretëria e Bashkuar pa Skocinë?!

ukA do të ndryshojë emri “Mbretëri e Bashkuar”, nëse Skocia i thotë po referendumit për pavarësinë që do të mbahet në 18 shtator?! Kjo është një pyetje e cila ka ngritur shqetësim në rradhët e britanikëve . Qeveria skoceze ka vendosur që më 18 shtator të këtij viti të mbahet një referendum, në të cilin zgjedhësit do duhet t’i përgjigjen me një ‘po’ ose me një ‘jo’ pyetjes: Doni që Skocia të jetë një shtet i pavarur? Por ky vendim ka ngritur një shqetësim, për atë që “ngelet” nga Mbretëria e Bashkuar dhe emërtimin e saj. Mbretëria e bashkuar përfaqësohet kudo me këtë term, në pasaporta, pullat e postës, në Kombet e Bashkuara dhe deri të festivali Eurovizion.  Në realitet mund të mos ketë një ndryshim të emërtimit, por pas lajmit për një referendum pavarësie që do të mbajë Skocia në shtator të këtij viti, kanë dalë spekulime mbi disa emra të mundshëm për Mbretërinë e Bashkuar. “Pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar” është sugjerimi më i njohur , por lë Anglinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut jashtë.

Shkurtim tjetër i saj, është “RUK”, por kjo është përdorur tashmë nga universitetet skoceze për të bërë dallimin në mes të nxënësve të Skocisë dhe atyre të pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me tarifat e shkollimit.  “Mbretëria e Bashkuar e ardhshme”është, propozimi tjetër. Pavarësisht këtyre supozimeve, i takon Mbretërisë së Bashkuar që të vendosë në lidhje me emërtimin, dhe kjo sigurisht do të ndodhë pas procesit të pavarësimit të Skocisë. Kjo lëvizje ka provokuar një shqetësim në Londër, por asgjë më shumë se sa kaq, pasi një referendum të tillë askush nuk mund ta pengojë. Jemi në Britaninë e Madhe, jo në Jugosllavinë e Millosheviçit, nëse shumica e skocezëve do duan të shkëputen prej Britanisë, atëherë do të kemi një shtet të ri në Europë, shkruajnë mediet britanike. /Shekulli Online/

Leave a Reply

Back to top button