Your Life

Si të shfaqeni plot vetëbesim, edhe atëherë kur nuk jeni

screen-shot-2016-09-28-at-16-23-10

  1. Mbani kontakt me sy

Kur flisni me dikë, shiheni drejt e në sy. Vazhdoni të ruani kontaktin me sy, edhe kur po flet personi përballë.

2. Praktikoni pozicione që reflektojnë pushtet, para aktiviteteve

Bëni gjithmonë “pozën e supermenit”. Vendosini duart në ije, me bërrylat të hapur për së gjeri, gjoksin të nxjerrë përjashtë dhe shihni nga qielli.

3. Kanalizoni gjithmonë kujtime vetëbesimi

Shkoni me mendje pas në kohë, në momente kur jeni ndjerë dhe keni vepruar plot vetëbesim dhe ripërjetojeni atë moment në mendjen tuaj, për të ngulitur ndjesinë e vetëbesimit.

4. Vishuni për sukses

Vishuni zgjuarsisht, zgjidhni gjithmonë veshje formale. Studimet kanë treguar se, për shkak të kuptimit simbolik që mund të kenë veshjet, ajo që ju vishni ka një efekt të drejtpërdrejtë mbi atë se sa të fuqishëm dhe të sigurtë ndjeheni në publik.

5. Flisni qartë dhe ngadalë

Merrni kohë për secilën fjali që nxirrni dhe sigurohuni që t’i shqiptoni sa më qartë fjalët. Duke folur ngadalë, i jepni vetes kohë t’i përzgjidhni më me kujdes fjalët. Studimet tregojnë se njerëzit me ekspertizë shpesh flasin ngadalë për të nxitur dëgjuesit që të kenë vëmendje pas cdo fjale.

6. Përdorni të folurën me vetveten

Përsërisni frazën “do të jem me vetëbesim dhe rehat”, për t’i ngulitur vetvetes kuptimin e këtyre fjalëve. Studimet tregojnë se të folurit me veten ndikojnë në performancën tuaj, duke krijuar profeci vetëpërmbushëse.

7. Përdorni duart

Mbajini duart të bashkuara kur dëgjoni, për të shmangur nervozizmin. Kur flisni, përdorni edhe gjeste me duar, për t’u dhënë më shumë forcë fjalëve tuaja. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button