Your Life

Si të shihni ëndrra të ëmbla në gjumë, ja 10 këshilla

Screen Shot 2016-06-24 at 15.55.131. Shkoni në shtrat dhe çohuni nga gjumi gjithmonë në të njëjtën orë.

2. Nëse nuk arrini të flini, është më mirë të ngriheni, shkoni në një dhomë tjetër dhe merruni me diçka relaksuese.

3. Mos përdorni shtratin tuaj për të parë televizor, ngrënë, punuar apo studiuar.

4. Reduktoni “dremitjet”, dhe kur merrni një sy gjumë mos e bëni në orare shumë të spostuara në pasditen e vonë, pasi kjo do ndikojë negativisht në gjumin e natës.

5. Shmangni përdorimin e kafeinës, alkoolit dhe duhanit në orët e mbrëmjes.

6. Bëni ushtrime fizike gjatë ditës, por shmangni ato më të lodhshmet, dhe aktivitetet mendore më sfiduese para gjumit.

7. Mbani temperaturën e dhomës rreth 20 ° C.

8. Shmangni rënien në gjumë para televizorit.

9. Mos abuzoni me barnat e gjumit.

10. Mos përdorni kompjuterin apo tabletin në orët e mbrëmjes:drita e tyre pengon prodhimin e melatoninës, hormoni që na bën të flemë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button