Shendeti

Si të ushqeheni në mënyrë të duhur, në varësi të moshës!

Duke krahasuar zakonet e të ushqyerit dhe metabolizmin, nevojat ushqyese dhe energjitë ndryshojnë në varësi të moshës. Ushqimi i duhur për moshën tuaj mund t’ju ndihmojë në një shëndet më të mirë. Duket e komplikuar, por nuk ka asgjë shqetësuese apo kufizuese. Është vetëm për tu siguruar që po merrni mjaftueshëm vitamina dhe minerale sipas moshës tuaj.

Trupi ka nevojë për ndryshime në ushqyerje ndërsa kalon në faza të ndryshme të jetës. Ushqimi i një diete të ekuilibruar luan një rol të madh në jetën tuaj. Dritare.net sjell për ju mënyrat si duhet të ushqeheni në varësi të moshës.

 Fëmijët dhe adoleshentët

Për tu siguruar që fëmijët dhe adoleshentët  po marrin vlerat ushqyese të nevojshme për funksionimin dhe rritjen optimale të trupit, është e rëndësishme që të plotësojnë marrjen ditore të frutave, perimeve, proteinave dhe kalciumit.

Kërkesat e kalciumit janë më të larta për meshkujt dhe femrat gjatë adoleshencës sepse po zhvillohen eshtrat.

20 deri 30 vjeç

Kur arrijmë moshën e pjekurisë është e nevojshme të konsumojmë  përgjatë një dite,2 fruta, 5 perime, drithëra dhe ushqime të pasura me kalcium dhe proteina.

Gjatë moshës 20 vjeçare, më shumë nga të gjitha është i nevojshëm kalciumi sepse optimizon shëndetin e kockave.

Marrja e rekomanduar ditore për kalcium në moshë madhore është 1.000 mg në ditë.Përqendrimi në konsumin e frutave të përshtatshme, zarzavatet dhe ushqimet e pasura me fibra është e rëndësishme për shëndetin e tanishëm dhe  të më vonshëm.

Gjithashtu, për gratë që janë shtatëzënë, është e rekomandueshme marrja e hekurit 18mg në ditë dhe konsumimi i mishit të kuq 3 herë në javë.

40 dhe 50 vjeç

Llojshmëria e ndryshme e ushqimeve është e nevojshme kur jeni në moshën 40 apo 50 vjeç. Gjithashtu duhet të ndërgjegjësoheni për peshën sepse pikërisht në këtë moshë rrezikoni të vendosni kile të tepërta. Kjo, sepse ulet norma metabolike. Ushtrimet fizike dhe ngrënja e frutave, perimeve si dhe acidet yndyrore esenciale nga peshqit me vaj avocado, arra dhe fara duhet të jenë pjesë e jetës tuaj. Përqendrimi në konsumimin e ushqimeve të pasura me antioksidantë është e rëndësishme, kjo do të thotë të hahet një shumëllojshmëri ushqimesh me ngjyra të ndryshme nga grupet e ndryshme ushqimore.Dietat e pasura me antioksidantë mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës dhe kancereve.

 Mbi 60 vjeç

Kur njeriu arrin në moshën 60 vjeçare ka nevojë për më pak energji se sa të rinjtë.Fokusimi në proteina adekuate është i rëndësishëm në këtë grupmoshë pasi që është treguar të zvogëlojë peshën e trupit dhe masën e yndyrës, të mbajë masën e muskujve të dobët dhe të sigurojë ngopje më të . Sigurimi i kalciumit të nevojshëm në ditë është tepër e rëndësishme. Nga mosha 51 vjeç e lartë dhe meshkujt mbi 70 vjeç sasia e kalciumit të rekomanduar është 1300mg në ditë. / Dritare.net

Leave a Reply

Back to top button