Nga Sigmar Gabriel & Frank-Walter Steinmeier
Evropa gjendet përballë një detyre, që do të peshojë mbi një gjeneratë të tërë: nuk ka patur kurrë më parë, kaq shumë njerëz që i ikin persekutimit politik dhe luftërave si sot. Shumë prej tyre kërkojnë mbrojtje këtu në Evropë. Ne duhet të qartësojnë idetë mbi zgjidhjen që duhet t’i japim këtij problemi, duke patur parasysh se për shkak të krizës në vendet fqinje me kontinentin tonë, situata nuk do të ndryshojë në vitet e ardhshme. Ne evropianët, i detyrohemi vetes dhe botës një zgjidhje në lartësinë e sfidës, që përfaqësojnë këta njerëz në kërkim të ndihmës. Një gjë është e qartë: përgjigja e dhënë deri më tani, nuk është në lartësinë e pritshmërive, që Evropa duhet të ushqejë në raport me vetveten. Evropa s’mund të vazhdojë të hezitojë, Bashkimi Evropian duhet të veprojë tani. Pikërisht për këtë arsye, ne duhet të ndjekim një politikë të përbashkët evropiane për të trajtuar azilkërkuesit, refugjatët dhe emigrantët, që të bazohet në parimin e solidaritetit dhe në vlerat tona të humanizmit që ne të gjithë ndajmë me njëri-tjetrin. Po prezantojmë 10 pika kryesore:
[real3dflipbook id=”436″]