Shendeti

Me siguri që nuk e kishit këtë informacion interesant për grupin tuaj të gjakut

Screen Shot 2016-03-24 at 11.30.29

Ndonëse i gjithë gjaku është i përbërë nga të njëjtët elemente bazë, jo të gjithë llojet e gjakut janë njësoj. Në fakt janë tetë loje të ndryshme gjaku, që përcaktohen prej pranisë apo mungesës së disa antigjenëve – substanca që mund të nxisin një reagim imun nëse janë të huaja për trupin. Duke qenë se disa antigjenë mund të nxisin sistemin imunitar të pacientit që të sulmojë gjakun e dhuruar, transfuzionet e sigurtë të gjakut varen prej ndarjes së kujdesshme të llojeve të gjakut dhe grupimeve.

Grupet AB0 të gjakut

Janë katër grupe kryesore të gjakut që përcaktohen prej pranisë apo mungesës së dy antigjenëve – A dhe B – në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut:

  • Grupi A – ka vetëm antigjenin A në qelizat e kuqe (dhe antitrupin B në plazmë)
  • Grupi B – ka vetëm antigjenin B në qelizat e kuqe (dheantitrupin A në plazmë)
  • Grupi AB – ka edhe antigjenin A edhe antigjenin B në qelizat e kuqe (por as antitrupin A as atë B në plazmë)
  • Grupi 0 – nuk ka as antigjenin A as antigjenin B në qelizat e kuqe (por ka edhe antitrupin A edhe atë B në plazmë).

Ka mënyra shumë specifike, se si grupet e gjakut mund të ciftohen në një transfuzion.

Screen Shot 2016-03-24 at 11.19.43

Përvec antigjenëve A dhe B, është dhe një antigjen i tretë i quajtur Faktori Rh, i cili ose është i pranishëm (+) ose mungon (-). Në përgjithësi, gjaku negativ Rh u jepet pacientëve me gjak negativ Rh, dhe gjaku pozitiv Rh ose gjaku negativ Rh u jepet pacientëve me gjak negativ Rh.

  • Dhuruesi universal i qelizave të kuqe ka gjak negativ të Grupit 0.
  • Dhuruesi universal i plazmës ka gjak të grupit AB.

Grupet e gjakut dhe popullsia

Gjaku 0 pozitiv është më i zakonshmi. Jo të gjithë grupet etnike kanë të njëjtën përzierje të këtyre grupeve të gjakut. Hispanikët, për shembull, kanë një numër relativisht të lartë personash me gjak të grupit 0, ndërkohë që aziatikët kanë një numër relativisht të lartë personash me gjak të grupit B.

Si përcaktohet grupi ynë i gjakut?

Eshtë i trashëguar. Ashtu si ngjyra e syve, grupi i gjakut përcillet gjenetikisht nga prindërit. Nëse grupi i gjakut është A, B, AB ose 0, kjo varet nga nëna dhe babai yt.

Screen Shot 2016-03-24 at 11.29.36

www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button