Shkence

Sikur të mos i mjaftonte reputacioni i keq… Inteligjenca Artificiale krijon Galerinë e Maktheve

Sikur të mos i mjaftonte reputacioni i keq që e ka tashmë, shkencëtarët në Massachusetts Institute of Technology po u mësojnë tashmë makinave se si të jenë të tmerrshme.

Makina e Maktheve i shndërron pamjet normale të fytyrave dhe vendeve të njohura, në versione të errët të vetvetes.

Më pas, pjesëtarë të publikut ftohen që të votojnë për fytyrat më të frikshme të prodhuara prej Inteligjencës Artificiale. Duke vepruar kështu ne “ndihmojmë algoritmin tonë që të mësojë për frikën”, thanë shkencëtarët.

“Krijimi i një emocioni si frika mbetet një prej gurëve të themelit të krijueshmërisë njerëzore”, shkruan ekipi i shkencëtarëve. “Kjo sfidë është sidomos e rëndësishme në një kohë kur ne pyesim se cilët janë limitet e inteligjencës artificiale – a munden makinat të mësojnë që të na trembin?”/bota.al

screen-shot-2016-10-26-at-09-46-20 screen-shot-2016-10-26-at-09-46-33 screen-shot-2016-10-26-at-09-46-27

Leave a Reply

Back to top button