Your Life

Simbolet e Pashkëve

Në Bibël nuk i gjeni, por shumë prej traditave dhe zakoneve më të pëlqyera të Pashkëve, kanë qenë aty për shekuj të tërë. Simboli laik më i njohur i festës së Krishterë, lepurushi i Pashkës, është futur në Amerikë nga imigrantët gjermanë, të cilët sollën me vete historitë e tyre të një lepuri që shtronte vezë. Dekorimi i vezëve besohet se e ka origjinën të paktën në shekullin 13, ndërkohë që riti i paradës së Pashkës i ka rrënjët edhe më të thella. Tradita të tjera, si për shembull konsumi i ëmbëlsirave të Pashkës, janë mes atyre më moderne në festimin e kësaj feste pranverore.

LEPURUSHI I PASHKES

Bibla nuk përmend askund një krijesë me veshë të gjatë dhe bisht të shkurtër, që shpërndan vezë të dekoruara për fëmijët që janë sjellë mirë të Dielën e Pashkëve; megjithëkëtë, lepurushi i Pashkës është bërë një simbol i njohur i festës më të rëndësishme të Kristianizmit. Origjina e saktë e gjitarit mitik është e paqartë, por lepujt, të njohur si kafshë shumë pjellore, janë një simbol i lashtë i pjellorisë dhe jetës së re.

Sipas disa burimeve, lepurushi i Pashkës erdhi në Amerikë në vitet 1700 me imigrantët gjermanë, që u vendosën në Pensilvani dhe morën me vete traditën e tyre të një lepuri që shtronte vezë, i quajtur “Osterhase”. Fëmijët e tyre ndërtonin fole, ku këto krijesa të mund të shtronin vezët e ngjyrosura. Me kalimin e kohës, zakoni u përhap nëpër SHBA dhe mëngjeset e Pashkës të lepurushit të famshëm, nisën të përfshinin tashmë edhe çokollata, si edhe lloje të tjera ëmbëlsirash dhe dhuratash, ndërkohë që çerdhet u zëvendësuan prej koshave të dekoruar. Po kështu, fëmijët linin shpesh herë përjashtë tek dera karrota për lepurushin, në rast se ai do të ishte i uritur.

VEZET E PASHKES

Pashkët janë një festë fetare, por disa prej zakoneve, si vezët e Pashkës, me gjasë janë të lidhura me traditat pagane. Veza, një simbol i lashtë i jetës së re, është asociuar me festivalet pagane që festonin pranverën. Nga një këndvështrim i krishterë, vezët e Pashkës thuhet se përfaqësojnë ringritjen e Jezusit nga varri dhe ringjalljen e tij. Dekorimi i vezëve për Pashkë është një traditë që e ka origjinën që në shekullin 13, sipas disa burimeve. Një shpjegim për këtë zakon është se vezët ishin më parë një ushqim i ndaluar, gjatë stinës së shtrimit, kështu që njerëzit i lyenin dhe i dekoronin, për të shënuar fundin e periudhës së pendesës dhe agjërimit, dhe më pas i hanin për Pashkë, në shenjë festimi.

Ngjyra e kuqe e vezës së Pashkës përfaqëson gjakun e Krishtit, ndërsa lëvozhga e fortë e vezës së zier përfaqëson varrin e Krishtit. Tradita e përplasjes dhe thyerjes së vezës, nënkupton hapjen e varrit dhe ringjalljen e Jezu Krishtit.

Leave a Reply

Back to top button