Your Life

Sindromi i Ana Kareninës, i dashurisë që e dëmton veten

Në këtë artikull ju sjellim në vëmendje sindromin e Ana Kareninës, ose të dashurisë që transformohet nënjë sëmundje për shëndetin tonë. Shumë prej nesh nuk e dinë se dashuria jo gjithmonë është e lehtë dhe nënkupton mirëqenie. Ka raste kur ajo shndërrohet në një sëmundje dhe në një armik për shëndetin tonë. Sindromi i Ana Kareninës është një sindrom që prek personat, të cilët bëhen viktima të dashurisë.

Jo gjithçka që shndrin, është ar. Çdokush nga ne ëndërron të gjejë dashurinë e vërtet në jetë, por kjo dëshirë shpesh e pakontrolluar, mund të transformohet në një thikë me dy presa, sepse dashuria mund tëna shndërrojë në persona komplet ndryshe. Sindromi i Ana Kareninës mund t’ju bëjë ta kuptoni se për çfarë po flasim. Ana Karenina ka qenë protagonistja e romanit të Leo Tolstoit me të njëjtin titull. Ështënjë roman mjaft i bukur, një kryevepër në letërsi, që përfaqëson një mundësi reflektimi për ato lloj dashurish që mund të shndërrohen të rrezikshme. Ato lloj dashurish që në vend të na bëjnë të lumtur, përfundojnë duke na lënduar.

Pra, bëhet fjalë për personat që janë duke përjetuar dashuri jo të shëndetshme, të cilat i bëjnë të humbasin kontrollin, t’i kalojnë kufijtë dhe mbi të gjitha të humbasin qartësinë mendore. Janë persona qëshndërrohen në kukulla në duart e dikujt tjetër, i cili nuk është në gjendje t’i bëjë të lumtur. Në lidhje tëtilla nuk ka lumturi, thjesht ankth dhe stres të vazhdueshëm. Ankthi për të mos qëndruar të vetëm, ankthi për të mos e humbur personin që duan, ankthi për të mos qenë në lartësinë e duhur për personin tjetër. Humbasim sigurinë dhe vetëvlerësimin tonë.

Pra, personat që vuajnë prej këtij sindromi, përfundojnë duke humbur veten e tyre. Kemi të bëjmë me dashuri, ku duhet me patjetër t’ia mbathim sa më parë, pasi mbeten toksike dhe kurrsesi nuk na falin lumturinë që duhet të na falë një dashuri e vërtet.

Back to top button