Jo të gjithë njerëzit janë krijuar njësoj, prandaj nuk na ndodh me këdo që të lidhemi dhe të formojmë një miqësi të jashtëzakonshme jetëgjatë.
Në astrologji, disa njerëz duket se e kanë në gene të qenurit shoku apo shoqja perfekte, ndërsa të tjerët duhet të punojnë pak më shumë për të fituar besimin. Të gjitha shenjat kanë pikat e tyre të forta dhe të dobëta, dhe besnikëria nuk është pika e fortë e të gjithëve. Nëse së fundmi jeni zhgënjyer dhe keni nevojë për miq të rinj vërtetë besnikë, konsideroni faktin që t’i përkasin këtyre shenjave:
Demi
Mund të mbështeteni te ata. Dy cilësitë më të mira të Demit janë besueshmëria dhe përkushtimi, që janë thelbësore për një miqësi të fortë. Nëse i kërkoni ndere, një Dem nuk do t’ju lërë kurrë në baltë. Demi do të jetë gjithmonë aty për ju, jo sepse e ndjen si detyrim por sepse ju duan.
Gaforrja
Kjo shenjë emocionale ndjen më shumë se shenja e tjera. Ata e dinë që është e vështirë të përballohet dhimbja e shkaktuar nga njerëzit e dashur, ndaj nuk do t’ju vinin kurrë në këtë pozitë. Kjo dhe për faktin se empatia është pika tjetër e fortë e Gaforres. Ata janë shumë të vetëdijshëm për efektet që një mik “tradhëtar” mund të ketë. Gaforrja do të miqësohet lehtësisht me ju dhe nuk do t’ju zhgënjejë në asnjë moment.
Virgjëresha
Virgjëresha përshkruhet si shenjë besnike mbi të gjitha të tjerat, ndaj një i/e tillë në jetën tuaj nuk do t’ju zhgënjejë. Ata do t’ju mbështesin pavarësisht çdo gjëje dhe do t’i keni në krah në çdo situatë.
Akrepi
Akrepi mund të jetë i bezdisshëm e kokëfortë, por nëse do të keni nevojë për ndihmë ata nuk do të hezitojnë kurrë t’ju japin gjithçka nga vetja. Askush nuk ia ngacmon shokët Akrepit! Ata gjithashtu kanë tendencën që të mbajnë miqësi të gjata, e kjo do të thotë që parapëlqejnë t’i qëndrojnë besnikë miqve.
Peshqit
Një Peshk do t’i hiqte edhe rrobat e trupit për t’j dhënë shokut apo shoqes. Ata janë tmerrësisht altruistë dhe kënaqen kur janë bujarë me të tjerët. Kjo i bën miq shumë të mirë sepse do të bënin “cirk” për të ndihmuar shokët e tyre. Një peshk nëse ka besim te ty do të jetë ndoshta miku më besnik që keni, por nëse nuk jeni të besueshëm për ata, gjasat janë që do t’ju lëndojnë ata para se t’i lëndoni ju.