Enciklopedike

Sistemi diellor në miniaturë i Plutonit

Screen Shot 2015-07-07 at 18.23.06

Seria: Misteret e sistemit diellor, që prishin planet e shkencëtarëve tanë më të mirë

Në dallim nga çdo gjë që kemi parë më herët, Plutoni dhe 5 hënat e tij, i ngjajnë në miniaturë një sistemi diellor. Shkencëtarët besojnë se Charon, hëna më e madhe, u krijua nga një përplasje mes Plutonit dhe një objekti të madh, ende të panjohur. Hënat e tjera Hydra, Kerberos, Nix dhe Styx, mund të jenë formuar nga mbeturinat e asaj përplasjeje. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë të gjitha hënat duhet të dukeshin njëlloj. Në fakt nuk është kështu. Duke përdorur fotot e marra nga teleskopi “Hubble”, shkencëtarët kuptuan se Kerberos është më e errët se Hidra, Nix dhe Styx.

Nëse të gjitha u formuan nga i njëjti faktor, kjo nuk ka kuptim. Pra, prej nga ka ardhur Kerberos? Ndoshta Plutoni e ka kapur Kerberosin, gjatë një përplasje me një objekt tjetër. Megjithatë, në qoftë se Kerberos është formuar nga i njëjti aksident që ka krijuar edhe hënat e tjera, ajo mund të jetë thjesht një copë e errët e bërthamës së objektit të përplasur. Por kjo në fakt nuk shpjegon ndryshimin e tyre në ngjyrë. Shkencëtarë,t besojnë se ngjyrat e hënave do të ishin të ngjashme, nëse ato do të shkëmbenin materiale me njëri-tjetrin, gjatë miliardave vjet që kanë ekzistuar.

Sipas një tjetër teorie, hënat janë të gjitha të njëjta nga brenda, edhe në rast se Kerberos duket ndryshe nga jashtë. Por realisht, jemi shumë larg të qënit në gjendje për ta bërë këtë përcaktim. Një teori e fundit, është se Kerberos duket ndryshe, pasi ka një formë të tillë, ndoshta si një patate, kur krahasohet me hënat e tjera. Surpriza tjetër për shkencëtarët është se Hydra, Nix dhe Styx janë në një rezonancë Laplace, që do të thotë se ato ushtrojnë ndikime gravitacionale mbi njëra-tjetrën, për të bllokuar orbitat e tyre në një lloj valle kozmike rreth Plutonit. Në sistemin tonë diellor, vetëm hënat e Jupiterit, Evropa, Ganimede, dhe Io janë në atë lloj resonance orbitale. Në përgjithësi, rezonancë orbitale do të thotë se ndikimi gravitacional i të paktën dy objekteve, i bllokon ato në orbitë përreth një trupi amë në një model të veçantë. Për shembull, Plutoni dhe Neptuni janë në një rezonancë 2:3. Plutoni bën dy orbita rreth diellit (trupin e tij mëmë), për çdo tre që bën Neptuni./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button