Enciklopedike

Sivjet do kemi tre të “Premte 13”

Screen Shot 2015-02-13 at 5.18.56 PMÇdo vit, të paktën një e premte është me datën 13, e sivjet do të kemi tri të tilla. Njëra është sot,tjetra në mars e pastaj do të qetësohemi deri në nëntor.
Rrezikun real apo besëtytninë e rëndomtë nga kjo ditë e “tmerrshme” dhe “misterioze” shumëkush ka dëshirë ta kapërcejë, nëse mundet.
Se lidhur me këtë ditë ka frikë, tregon edhe emërtimi saj si fobi: Paraskevidekatriaphobia.
Emërtimi fobi vjen nga gjuha greke dhe ai do të thotë ”shqetësim vogël”..
Legjendat, mitet, numerologjia, të gjitha këto duan ta bindin njeriun se mu në ditën e sotme ndodhin situata të çuditshme me parashenja negative.
Rrëfimet, të nxehura me shekuj, datojnë që nga vitit 1307 kur qenë vrarë kalorësit templarë.
Historia e re shënon se në këtë ditë, në vitin 1927 ka ndodhur përplasja më e madhe në bursë me ç’rast shumë brokerë të dëshpëruar kërcyen nga dritarja në ndërtesën “Wallstreet-it” .
Edhe koha moderne merret me këtë datë dhe sipas disa shifrave, 10 milionë njerëz vuajnë nga fobia “Premte, 13.”

Leave a Reply

Back to top button