Deputeti brazilian është filmuar duke shikuar një film porno në Parlament. Joao Rodrigues zgjodhi këtë mënyrë për të thyer monotoninë, gjatë një debati mbi reformën zgjedhore.
Deputeti i Partisë Social Demokrate në Brazil, jo vetëm që sheh videon pa prishur terezinë poshtë tavolinës, por madje ia tregon edhe kolegëve të tij, që ndodhen në sallën e Parlamentit. “Daily Mail” raporton se, ngjarja ka sjellë reagimin e shoqërisë dhe të palës kundërshtare. Në një reagim në “Facebook” deputeti tha se, videon ia kishin sjellë në “WhatsApp” dhe nuk e dinte se çfarë ishte. “Unë marr pjesë në rreth 100 grupe në “WhatsApp” gjatë ditës. Atë që më intereson e mbaj dhe atë që nuk më intereson e fshij. Atë isha duke bërë në ato momente, po fshihja ‘mbeturinat’”, shkruan Rodrigues. /shekulli/
https://www.youtube.com/watch?v=J5TLCStzuDw