Bota

SKANDALI / Mashtrimi që vrau mijëra vetë

Screen Shot 2016-05-16 at 14.09.23Mijëra persona mendohet që të kenë gjetur vdekjen për shkak të një mashtrimi korporate të pashpirt, në Rumani, shkruante Malin Bot në revistën rumune, Evenimentul Zilei. Kompania vendase Hexi Pharma ka furnizuar me qindra spitale, duke përfshirë edhe dy urgjencat e Bukureshtit, me desinfektantë të holluar, që nuk i vrasin mikrobet. Mashtrimi u zbulua vetëm pasi gazetarët filluan që të ngrejnë pyetje se si ka mundësi që kaq shumë prej viktimave të djegura në zjarrin e madhe të klubit të natës Colectiv, po vdisnin prej infeksioneve të pashërueshme.

Ajo që u zbulua ishte tronditëse. Agjentët e falsifikuar të pastrimit janë përdorur prej vitesh, në të gjithë vendin. bëhet fjalë për “vrasje në masë, një akt i pastër terrorizmi”. Jo vetëm drejtuesit e Hexi Pharma duhet të mbahen përgjegjës.

Përqindja e komplikimeve dhe infeksioneve pas operacioneve ishte shumë më e lartë se sa norma, në cdo klinikë që ka përdorur këto produkte. “Si ka mundësi që gjatë gjithë këtyre viteve, as edhe një drejtor spitali apo profesor universiteti nuk ka menduar të analizojë desinfektantët?” A kanë qenë disa prej tyre bashkëfajtorë, apo thjeshtë ka qenë neglizhencë kriminale? Nëse një terrorist me bombë do të kish vrarë kaq shumë njerëz, autoritetet do të kishin “bërë gjithcka, deri kur rreziku të ishte eleminuar”, të ishin ndjekur të gjithë pistat dhe të ishin gjykuar të gjithë bashkëpunëtorët. Përse vallë në këtë investigim autoritetet po heqin këmbën zvarrë? Deri ku shkon ky plan vrastar? /bota.al

Leave a Reply

Back to top button