Bota

Skenari më i keq për Erdogan

erdogan
Nga Murat Yetkin “Hurriyet”
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, s’mundi të heqë dot dorë nga politika e brendshme edhe gjatë udhëtimit të tij në Kinë dhe Indonezi, duke komentuar bisedimet për një koalicion të ri qeverisës midis delegacioneve partiake, kryeministrit Ahmet Davutoglu nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), dhe Kemal Kilicdaroglu nga Partia Republikane Popullore (CHP).
Falë diferencës në orë ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, disa ore pas vërejtjeve të zëdhënësit të CHP Haluk Koç, në lidhje me përparimet e shënuara në bisedimet 30 korrikut në mbrëmje, Turqia u zgjua me fjalët e Erdoganit në 31 korrik, duke theksuar mosbesimin e tij në qeveritë e koalicionit dhe i thënë Davutoglusë – pa ia përmendur emrin–se mënyra më e mirë është krijimi nëse është e mundur i një qeverie të pakicës, ose shkuarja drejt zgjedhjeje të reja të parakohshme, sa më shpejt të jetë e mundur.
Ai kurrë nuk e ka fshehur zhgënjimin me rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit, të cilat nuk sjellin dot ndryshimin e sistemit që ai dëshiron, nga një republikë parlamentare në një sistem të fortë presidencial.
Për më tepër, AKP humbi shumicën parlamentare për të krijuar e vetme qeverinë. Erdogan ia vë pjesërisht fajin performances në zgjedhje të Partisë Demokratike të Kurdistanit (HDP), e fokusuar më tepër tek problemet e njerëzve në zgjedhje, dhe veçanërisht sloganit të bashkë-kryetarit të saj, Selahatin Demirtas, i cili nisi fushatën e tij duke sfiduar Erdogan me shprehjen:Ne nuk do të lejojmë të bëhesh ai lloj presidenti”-duke iu referuar sistemit të fortë presidencial, që Erdogan e donte aq shumë.
HDP kishte ndërmjetësuar për 3 vite me rradhë një shuttle diplomaci, mes qeverisë dhe Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), në përpjekje të një zgjidhje politike për problemin kronik kurd të Turqisë. Por, pas zgjedhjeve, bisedimet që ishin lënë pezull gjatë fushatës zgjedhore dhe sidomos pas vërejtjeve të Demirtas, nuk kanë rifilluar.
Në vend të kësaj, ka filluar një luftë verbale, e cila është shoqëruar edhe me rifillimin e dhunës, me akte të freskëta terroriste nga PKK ndaj oficerëve të ushtrisë dhe policisë. Si kundërpërgjigje, qeveria filloi të hakmerret me sulmet masive të forcës ajrore mbi kampet ushtarake kurde në Irakun e veriut pranë kufirit turk. Kjo përkoi edhe me një marrëveshje mes Turqisë dhe SHBA-së, për të hapur bazat e saj ajrore, duke përfshirë bazën strategjike ajrore të Inçirlikut, dhe me Turqinë që ka shtuar forcat e saj ajrore në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të luftuar Shtetin Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIS), në të cilën partia simotër siriane e PKK, Partia e Bashkimit Demokratik (PYD), luan një rol të rëndësishëm.
Prandaj çdo gjë është e ndërthurrur.
Nëse nuk ka qeveri koalicioni deri në 23 gusht (në fund të periudhës së mandatit 45-ditor), presidenti ka autoritetin për të shpallur zgjedhje të reja. Por në këtë rast ai duhet të krijojë një qeveri të përkohshme deri në mbajtjen e votimeve, për të cilën ai duhet të marrë deputetë nga secila parti për përfaqësimin e tyre, duke përfshirë edhe kurdët e HDP. Ka dy arsye kryesore pse ai nuk e dëshiron këtë:
1- Ai beson se nëse ai i jep ministri HDP, të cilën ai e akuzon se është një “zgjatim i organizatës terroriste”, duke nënkuptuar PKK, Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), do të përdorë atë si material propagandues kundër AKP-së, përmes rrënjeve të tyre të përbashkëta.
2- Ai shqetësohet se në një qeveri të tillë, madje edhe për një kohë të kufizuar, dosjet e ministrive që kanë qenë në duart e AKP gjatë 13 viteve të fundit, do të bjenë në duart e kundërshtarëve, çka mund të çojë në hapjen e shumë hetimeve, duke përfshirë edhe çëshjet e sigurisë dhe korrupsionit, ndërsa vendi i drejtohet zgjedhjeve.
Për të njëjtën arsye, ai nuk favorizon një “koalicion të madh” midis partisë së tij AKP dhe Partisë Republikane, pasi për të kjo do të thotë humbjen e kontrollin mbi aparatin shtetëror. Por qëllimi i vetëm i dëshirës së Erdoganit për të përsëritur zgjedhjet, është pasja e një tjetër shansi, për të parë nëse AKP mund të fitojë shumicën parlamentare, duke injoruar rezultatet e dala nga zgjedhjet 7 qershorit.
Qëkur fajëson kryesisht HDP, ai mendon se duke e shtyrë partinë kurde poshtë pragut zgjedhor të padrejtë prej 10 përqind, do të mund të ndihmojë AKP të ditë nga kjo situatë delikate. Ironikisht, veprimet e PKK-së e ndihmojnë Erdoganin të denoncojë HDP.
Është kjo arsyeja pse Erdogan është duke bërë presion mbi Davutoglu, për të dalë me një qeveri të pakicës, mundësisht me ndihmën e republikanëve të MHP, për të çuar vendin në zgjedhje, në mënyrë që të shmangë skenarin e tij më të keq:humbjen e kontrollit të plotë mbi administratën.
PERKTHEU:Bota.al

Leave a Reply

Back to top button