Shkence

Sot, SuperHëna me eklips (nuk ndodhte prej 150 vjetësh): Kur dhe ku do të mund të shihet

Këtë 31 janar mund të shohim Supërhënën e dytë për këtë vit. Pas të parës që ndodhi mëngjesin e 1dhe 2 janarit, natën e kësaj të marte 30 dhe e të mërkurës 31 do të shijojmë këtë dukuri astronomike. Dhe Superhëna është një nga 4 dukuritë që prodhohen këtë natë magjike: do të ketë një eklips hënor, një hënë e kuqe dhe një hënë blu. Kjo koincidencë nuk ndodhte qysh prej 150 vjetësh, por kjo Supërhënë është shumë e veçantë, e fundit e shfaqjes së kësaj dukurie ishte në vitin 1866 dhe tjetra do të nddhë në 31 janar të vitit 2037.

Superhëna

Orbita e Hënës është eliptike dhe njëra anë, apogjei është 50 000 km më larg Tokës sesa pika më e afërt (perigjeu). Kështu në gjatësinë e 28 ditëve të ciklit hënor sateliti gjendet më afër nesh se sa herët e tjera. Superhëna ndodh kur momenti i afrimit maksimal është edhe dukuria e Hënës së plotë. Me sy të lirë mund të shquajmë një 10% dhe 15% më të madhe se zakonisht.

Hëna blu

Konsiderohet se Hëna e plotë është Hëna blu kur ndodh dukuria e dy hënave të plota brenda muajit. Meqë këtë muaj patëm një Hënë të plotë në fillim të janarit dhe kjo që pritet të ndodhë është dukuria e Hënës blu.

Eklipsi hënor

Këtë 31 janar do të ndodhë një dukuri e tretë më pak e zakonshme sesa Superhëna dhe Hëna blu: Toka, Dielli dhe Hëna vendosen në një linjë duke i dhënë jetë një eklipsi hënor të plotë. Hëna e plotë koincidon me momentin në të cilin hëna hyn në hijen e tokës duke prodhuar kështu një eklips. Ky eklips do të shihet jo në të gjithë planetin. Në Amerikën e Jugut, Afrikë dhe Europën perëndimore nuk do të shihet, ndërkohë që në Amerikën e Veriut do të jetë e dukshme në të gdhirë të 31 janarit. Në Azi, Australi, Zelandën e Re dhe në Rusi do të mund të shihet eklipsi hënor i plotë.

Hëna e kuqe

Dukuria e fundit astronomike që ndodh këtë 31 janar është Hëna e kuqe. Gjatë kalimit të eklipsit atmosfera e Tokës do të filtrojë dritën blu dhe jeshile të rrezeve diellore, por do të lerë të kalojë atë të kuqe. Kjo është edhe arsyeja se pse hëna do të ketë refleks të së kuqes që do të mbërrijë në atmoferën tonë. Kjo Hënë e kuqe do të shihet në ato zona të planetit ku do të jetë e mundur shikimi i eklipsit. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button