Gjatë shkurtit karnavalet janë qendra e vëmendjes e të gjithë njerëzve, por karnavalet e kontinentit amerikan tërheqin patjetër më shumë se cilatdo, sidomos ato të Rio de Zhaneros. Duhen edhe pak ditë që Sambódromo Marqués de Sapucaí të shkëlqejë me ngjyra, muzikë, karroca, kostume dhe mbi të gjitha me alegrinë në 9 shkurt. Festa fillon të pulsojë qysh kur hyn periudha e karnavaleve, por tani është tamam moementi kur ndihen emocionet. Njerëz nga e gjithë bota i drejtohen Rios për të shfrytëzuar një spektakël unik në Brazil. Nëse arrin në kohë ju rekomandojmë të merrni me qira një makinë për të vizituar mrekullitë e qytetit. Dita e parë është dita e ceremonisë së shumëpritur, ditë ku kurorëzohet Mbreti Momo dhe këtë çmim e jep kryetari i bashkisë që gjithashtu i jep edhe çelësin e qytetit. Pas kësaj ceremonie vjen sfilata nga grupe të shkollave të ndryshme të. Në ditën e dytë festa nuk pushon, vazhdojnë përsëri shkollat dhe mund të thuhet se kjo ditë është dita e vërtetë kur fillon spektakli që ka larmi grupesh për të gjitha shijet. Që nga animimet e shumta deri tek festat private, të gjithë kanë nga një vend për të ndjekur ritmin në qytetin e mrekullueshëm të Rios.Ngjarja kryesore do të organizohet brenda Sambódromo-s që ka 13 sektorë të ndryshëm për pjesëmarrësit.
Në ditën e tretë sfilata i kalon shkollës së Sambës që garanton një ditë me të gjithë përbërësit tipikë brazilianë. Kjo ditë dhe dita e katërt janë më emocionueset dhe më befasueset. Shkolla e grupit Special përmbyt rrugët e Sambódromo-s me një sfilatë plot ngjyra dhe bukuri që tërheqin vëmendjen në të gjitha shqisat përmes imponimit të karrocave, ngjyrave, kostumeve, shkathtësisë së balerinave, spektaklet e ngjyrave që e shndrrojnë gjithë këtë veprimtari në një vepër arti. Në ditën e pestë është sfilata e fëmijëve. Karnavalet e Rios mbyllen të shtunën që këtë vit bie në 17 shkurt, kur merret vesh rezultati final, cila është samba më e mirë e vitit dhe kampionët e grupit Special sfilojnë për të mbyllur këtë veprimtari. Është momenti për t’u kthyer në shtëpi me një shije të mirë të lënë nga një ngjarje e paharrueshme dhe për fillimin e përgatitjeve për vitin pasardhës. / Bota.al