Horizonti.al

Spiunët zezakë të Konfederatës (Si mblidhej informacioni nga shërbimet e fshehta)

Screen Shot 2016-08-28 at 09.13.59Gjatë Luftës Civile në SHBA, Xheferson Dejvis dhe gruaja e tij, Varina, jetonin në Shtëpinë e tyre të Bardhë në kryeqytetin e Konfederatës së Riçmond të Virxhinias. Ata nuk e dinin se në çdo hap të jetës së tyre vëzhgohëshin dhe përgjoheshin në heshtje nga shërbëtorët zezakë. Uilliam Xhekson, karrocieri i tyre, u arratis nga shtëpia e Dejvisit në vitin 1862 dhe shkoi në një kamp federal ku zbuloi detajet e planeve të Dejvisit për luftë.

Xheksoni tha:”Ai ka në plan të përparojë, por gjeneralët e tij me mjeshtëri e detyrojnë të tërhiqet”.  Një tjetër rob-spiun në shtëpinë e Dejvisit ishte Meri Elizabet Bauser, e cila bashkëpunoi me një rrjet të gjerë spiunazhi të Unionit, të drejtuar nga socialistja e njohur e Riçmondit Elizabet Van Lju. Duket se Meri filloi punë si kameriere në shtëpinë e Dejvisit, dhe përpjekjet e saj së bashku me të tjerët nën drejtimin e Van Ljusë, ofruan informacion të vlefshme ushtarake për forcat e Unionit./bota.al

Leave a Reply

Back to top button