Në mesin e një qyteti të bukur, ndodhej një muze i shtruar me pllaka të bukura mermeri, dhe me një statujë të madhe mermeri si pjesë e ekspozitës. Shumë njerëz nga e gjithë bota e vizitonin muzeun çdo ditë, dhe admironin statujën e punuar shumë bukur. Një natë, një nga pllakat e mermerit nisi të bisedojë me statujën e mermerit.
Pllaka: Hej statujë, a nuk mendon se është e padrejtë që njerëz nga e gjithë bota vijnë deri këtu për të të admiruar ty, ndërsa më injorojnë dhe shkelin mbi mua?
Statuja: E dashur, a nuk të kujtohet se vijmë në fakt nga e njëjta shpellë?
Pllaka: Po! Dhe prandaj ndjej se kjo gjë është edhe më e padrejtë. Të dy kemi dalë nga e njëjta shpellë e megjithatë bota na trajton kaq ndryshe tani. Kjo gjë është shumë e padrejtë!
Statuja: Po ke te drejtë. Por, a të kujtohet dita kur skulptori u përpoq të punonte mbi ty, por t’i i rezistove veglave të tij.
Pllaka: Është e vërtetë, e përbuza atë njeri. E si mund t’i përdorte ai ato mjete të këqija mbi mua?
Statuja: Epo, meqë i rezistove mjeteve të tij, ai nuk mundi të punonte me ty. Kur ai vendosi të hiqte dorë nga ty, nisi të punonte me mua. Unë e kuptova menjëherë se pas përpjekjeve të tij do të isha diçka ndryshe dhe unike. Ndaj durova të gjitha mjetet e dhimbshme që ai përdori mbi mua, dhe e lejova të më jepte formën që donte!
Pllaka: Por ato mjete ishin kaq të dhimbshme...
Statuja: Çdo gjë në jetë e ka një çmim. Meqë vendose të rezistosh dhe hoqe dorë në gjysmëtë punës, nuk mund të fajësosh sot askënd që të shkel!
Pllaka dëgjoi në heshtje fjalët e statujës dhe nisi të reflektojë mbi to.
Morali i historisë: Sa më të forta të jenë goditjet që kaloni në jetë, aq më shumë mësoni dhe i vini në përdorim në të ardhmen! Mos u dekurajoni nga pengesat dhe dështimet! Vazhdoni të përpiqeni të jeni më të mirë.