Your Life

“Street foods” i Napolit: udhëtime gastronomike të një niveli tjetër

Nëse mendojmë për Napolin, e para gjë që na vjen ndër mend është imazhi i një pice të shijshme me djathë mocarela dhe me borzilok të freskët. Kjo është fuqia e një gastronomie lokale që po fiton gjithmonë e më shumë terren në zgjedhjen e një vendi turistik. Portalet e udhëtimeve janë një pasqyrë e këtij pasioni kulinar. Përpos informacioneve të ndryshme mbi rrugët, vendet me interes dhe historike street foods janë më të rekomanduarat dhe shërbejnë si udhërrëfyese për turistët. Gjithmonë e më shumë ushqimi mbyt selfit dhe kthehet në protagonist.

Pizza napolitana, trashëgimi jo materiale e Uneskos.

Të apasinuarit pas street foods e kanë një arsye pse të zgjedhin Napolin, kryeqytetin e rajonit “Campania” dhe qytetin e tretë të Italisë bashkë me Romën dhe Milanon, janë muzetë e ajrit të lirë dhe të një reflektimi të krijimit italian si në aspektin artistik ashtu edhe në atë kulinar. Si mund të mendohet ndryshe…qyteti i Napolit është plot me piceri, ku gatuhet brumi tipik i zonës. Përsa i përket varieteteve në fakt janë vetëm dy. Picat origjinale napoletane janë “marinara” që pavarsisht emrit përmban domate, hudhër dhe rigon dhe më popullorja “margherita” me bazë mocarele, domate dhe borzilok të freskët. Një lloj ushqimi tjetër, tipik i Napolit është edhe “spaghetti al pomodoro” që sipas traditës duhet të gatuhet me domate të Vesubio Piennolo të quajtura ndryshe “spungilli”.

Vende për të ngrënë në Napoli.

Njeriu nuk jeton vetëm me pica dhe me brumë. Tradita kulinare e Napoli përfshin edhe pjata të tjera shumë interesante që mund t’i gjejmë në zona si merkatoja e “Pignasecca-s” ose në lagjen e Vomeros. Në rrugën “Pignasecca” gjendet një merkato e hapur me dyqane, piceri dhe lokale për të marrë me vete ushqimin, nga ku mund të shijohen brioshë, kallamarë të skuqur ose tipiken “frittatina”. Lagjja e Vomeros është një tjetër bërthamë e panoramës së ushqimit të rrugës. Kroketa, pasta “arancini di riso” janë disa nga krijimet që nuk mungojnë kurrë në këtë lagje elegante napoletane.

Që nga të skuqurat deri tek kroketat prej orizi.

Napoletanët janë të dashuruar pas të skuqurave dhe janë prezentë në shumë krijime kulinare, të cilat nuk duhet t’i humbësh gjatë vizitës në Napoli. Ja disa pre tyre:

  • ‘O Cuoppo: është një përzierje e ushqimeve të skuqura si perime, mish ose peshk që shërbehet në kartonë në formë konike. Mund të jenë edhe me përbërës të ëmbël.
  • Frittatina: Është një lloj torte me bazë brumi, vezë dhe parmexhan dhe djathë deleje. Ka disa varietete, por tradicionalja përfshin pançetën dhe piperin e zi.
  • Arancino di riso: Janë toptha ose kroketa orizi, të cilëve iu shtohet salcë bolonjeze, djathë dhe bizele.
  • Alici fritte: Është një pjatë e shijshme me bazë peshku açuge të skuqura dy herë: një herë ashtu si janë dhe më pas zhyten në miell për t’u skuqur sërish.

Dhe për të pasionuarit pas ëmbëlsirave mos harroni të provoni “sfogliatelle”  dhe ëmbëlsirën “babà”, dy ëmbëlsira të pangatërrueshme të traditës napoletane. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button