Your Life

Studimet: Ja cilat janë 6 cilësitë që secili kërkon tek partneri/ja (sipas rëndësisë)

Janë kryer studime, të cilat tregojnë në mënyrë të qartë se cilat janë 6 cilësitë që secili nga ne kërkon tek një partner/e. Ato janë:

  1. Personaliteti

Si për meshkujt, edhe për femrat, personaliteti është gjëja më e rëndësishme në zgjedhjen e mikut ose mikeshës së jetës. Duket e habitshme, por për meshkujt, një femër duhet të jetë e vendosur dhe në të njëjtën kohë, e pavarur. E njëjta gjë dhe për femrat, të cilat e shohin të rëndësishme të kenë në krahë një mashkull të vendosur dhe të pavarur.

  1. Interesat e përbashkëta

Kjo cilësi vihet re e dyta në renditje. Të kesh interesa të përbashkëta është diçka shumë e rëndësishme për një çift, sepse i lejon të ndajnë më shumë gjëra bashkë, si dhe të forcojnë raportet e tyre në këtë mënyrë.

  1. Inteligjenca

Edhe inteligjenca është një cilësi shumë e rëndësishme në marrëdhënie, ndoshta dhe një prioritet për personat sapioseksualë, të cilët dashurohen pas inteligjencës së dikujt. Shumë persona nuk preferojnë të dalin me një person “fjalëpak”, por me dikë që bën arsyetime të zgjuara kur flet.

  1. Aspekti fizik

Dihet se paraqitja është një pikë kryesore për t’u zgjedhur nga të tjerët, por nuk është gjithçka. Femrat pranojnë se paraqitja fizike i tërheq në fillim, por nëse ajo nuk shoqërohet me personalitetin e duhur, apo me inteligjencën e duhur, paraqitja është asgjë për to.

  1. Sensi i humorit

Një tjetër element i rëndësishëm është sensi i humorit. Të qeshësh dhe të bësh të tjerët të qeshin do t’ju bëjë të fitoni shumë pikë përpara dikujt. Femrat e duan shumë një mashkull që i bën të qeshë, sikurse dhe për meshkujt, është e rëndësishme që një femër të dijë t’i surprizojë.

  1. Situata ekonomike

Ndoshta për disa persona ekonomia e dikujt nuk është e rëndësishme, por për disa të tjerë është thelbësore. Një situatë e mirë ekonomike garanton siguri dhe një jetë të qetë. Por, e dimë që paraja nuk është gjithçka në jetë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button