Shkence

Studimi shqetësues: A e dinit se ç’është “çmenduria e hapësirës”?

screen-shot-2016-10-15-at-11-33-56-am

Shumë gjëra janë thënë për nevojën e njerëzve të kolonizojnë Marsin. Presidenti Obama deklaroi kohët e fundit se qeveria po punon me kompani private të aero hapësirës për ta bërë realitet deri në vitin 2030.

Por një studim, në të cilin minjtë laboratorikë u bombarduan me llojin e grimcave shumë të ngarkuara me të cilat astronautët do të ekspozohen në hapësirë, ka arritur në një konkluziuon shqetësues. Ekspozimi shkaktoi inflamacion të trurit që rezultoi në çmenduri, humbje të aftësisë njohëse, dhe një mangësie në “dallimin e frikës” – një proces ku asociime të frikshme minimizohen nga truri me kalimin e kohës. Mungesa e zhdukjes së frikës do të çojë në një gjendje të vazhdueshme ankthi. “Çmenduria e hapësirës”, ishte ende e pranishme në brejtësit gjashtë muaj pas ekspozimit ndaj grimcave. Në këtë kohë, nuk ka asnjë metodë të njohur për të mbrojtur plotësisht astronautët nga këto grimca./bota.al

Leave a Reply

Back to top button