HistoriHorizonti.al

Studiuesit britanikë pretendojnë se kanë gjetur në Spanjë qytetin e humbur të Atlantidës

Nga Nancy Bilyeau

Filozofi grek, Platoni, shkroi se Atlantida ishte një qytet teknologjikisht i avancuar, që u gëlltit nga oqeani rreth 12.000 vjet më parë. Ndërsa shumica mendojnë, se ajo është thjesht një legjendë, disa njerëz, arkeologë të trajnuar apo kërkues amatorë të thesareve, vazhdojnë të përpiqen që ta gjejnë atë. Sipas një kompanie britanike, qyteti i humbur i Atlantidës është gjetur në Spanjë.

Atlantida

“Merlin Burroës”, një kompani e ekspertëve satelitorë, thonë se ka zbuluar mbetjet që përputhen me përshkrimet e Platonit. Kompania premton se “mund të gjejë çfarëdolloj gjëje gjë ka humbur, harruar ose fshehur me një saktësi maksimale”.

Brus Blekbërn i ”Merlin Burroës” tha për Yahoo Neës në fund të muajit nëntor:”Ne kemi një provë që e kemi prezantuar, si dhe një mori të plotë provash të tjera. Dhe jemi mjaft të lumtur që njerëzit e kanë një këndvështrim”. Ai shton:”Ne kemi publikuar informacionin, kemi disa filmime, dhe e pranojmë se do të ketë njerëz që do të thonë “Ç’ngarkesë mbeturinash!”.

Nga ngjarja e shpërthimit vullkanik në Minoan dhe zbulimi i Akrotirit në ishull në vitin 1964, ky vend është një nga shumë site që supozohet të ketë qenë vendndodhja e Atlantidës.

Kompania ka përdorur fotografimet ajrore dhe të dhënat satelitore nga Landsat dhe tekstet e vjetra greke – si dhe duke vizituar sitin- për të identifikuar Atlantidën. Ata thonë se vendodhja specifike ndodhet në parkun kombëtar të sotëm të Spanjës, Donana, në bregun jugperëndimor të vendit pranë Seviljes.

Kompania thotë se ajo që ka vërejtur, përputhet me përshkrimet në dialogun e Platonit, dhe se ajo që duket e ”konkretizuar” në këtë sit arkeologjik është mbi 10 mijë vjeçar. Ekipi gjeti atë që ata thonë janë eshtrat e bazave të kullave të lashta, dhe rrënojat e një tempulli të madh që është e përafërt me atë që përshkruante Platoni. Natyrisht, ka edhe skeptikë.

Sipas uebsajtit “Live Science”, ‘një arkeolog thotë se gërmadhat ndoshta i përkasin një kulture tjetër të lashtë, dhe disa hulumtues të intervistuar vështirë se u entuziazmuan, kur dëgjuan lajmin për një zbulim tjetër të Atlantidës. Njerëzit kanë bërë dhjetëra pretendime të tilla përgjatë viteve, duke e gjetur qytetin legjendar në Antarktidë, Bolivi, Turqi, Gjermani, Maltë, Karaibe dhe gjetkë.

“Bekoni zemrat e tyre – nëse ato janë të sakta për këtë gjë, kjo do të ishte diçka e mrekullueshme”- tha Ken Feder, profesor i antropologjisë në Universitetin Shtetëror të Konektikatit në SHBA. “Por këtu qëndron edhe problemi im:Si arkeolog, e di se gjithmonë kam nevojë të jem në shoqërinë e detektorit tim. Dhe këta njerëz, kanë bërë thjesht gjithçka që munden për të nxjerrë jashtë loje paisjen time”- theksoi ai.

Por jo të gjithë besojnë, se Platoni shkroi për një vend që ekzistonte vërtet. Platoni e përshkroi shoqërinë e lashtë në vitin 360 Para Krishtit si 9.000 vjet përpara se ai vetë të lindte, duke thënë se një politikan me emrin Kritia kishte dëgjuar për banorët e Atlandidës nëpërmjet një sërë tregimesh të transmetuara nëpër shekuj.  

Atlantida shërbeu si një shembull i një shoqërie që ishte korruptuar nga pasuria materiale, teknologjia e përparuar dhe fuqia ushtarake. Duhet të kujtohet se Platoni shkroi se themeluesit e Atlantidës ishin gjysmë erëndi dhe gjysmënjerëz. Sipas National Geographic, Platoni shkroi se themeluesit “krijuan një qytetërim utopik, dhe u bënë një fuqi e madhe detare”.

“Shtëpia e tyre, ishte e përbërë nga ishuj koncentrikë të ndarë nga rryma të gjera dhe të lidhura detare, me një kanal që depërtonte deri në qendër. Ishujt e harlisur përmbanin ar, argjend dhe metale të tjera të çmuara, si dhe kishin shumë kafshë të egra ekzotike të rralla”.

Platoni shkroi gjithashtu se Zotat e shkatërruan Atlantidën në një ngjarje kataklizmike. Në vitin 1627, Frensis Bejkën, botoi një roman utopik të titulluar “The New Atlantis”, që përshkruan një shoqëri të përparuar politikisht dhe shkencërisht, në një ishull të panjohur oqeanik.
Në vitin 1882, një kongresmen i Minesotës në SHBA i quajtur Injac Donelin (1831-1901) botoi librin “Atantida:Bota Antediluviane”, që pretendonte se Atlantida kishte ekzistuar realisht.

Libri i tij preku një mori teorish, të cilat në fund të shekullit XX iu bashkuan disa besimeve të epokës së Re. Vendi që ka pasur më shumë mbështetës është ishulli grek i Santorinit, një territor gjysmë i zhytur në det, i krijuar nga një shpërthim vullkanik masiv i shekullit II P.E.S, cunami i të cilit mund të ketë nxitur rënien e qytetërimit minoan në Kretë.

VintageNews – Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button