Shkence

Studiuesit: Fundi i botës mund të vijë dhe nga një stuhi e fuqishme diellore

solar-stormNjë stuhi gjigante diellore mund të shpërthejë dhe kjo do të sillte shumë pasoja në Tokë. Problemi i parë do të jetë shkatërrimi i sistemit elektrik duke e lënë planetin në errësirë. Kjo do të kishte efekte zinxhirë, pasi njerëzit nuk do mund të furnizojnë automjetet me karburant si dhe nuk do të kenë mundësi të tërheqin para cash apo të paguajnë online. Uji dhe sistemi i kanalizimeve do të prekej gjithashtu duke shkaktuar një epidemi në zonat urbane dhe duke rikthyer rrezikun e prekjes nga sëmundje që janë lënë pas prej shekujsh.
Ashtley Dale, një kërkues i aerostatikës në Universitetin e Bristolit thotë se këto gjëra do të ishin të pashmangshme. Energjia e çliruar nga stuhitë e fuqishme diellore janë shumë herë të më të mëdha se sa shpërthimet nukleare. Stuhia më e fuqishme e regjistruar deri më tani është ajo e vitit 1859, ku energjia e çliruar është e barabartë me 10 miliardë bomba si ajo e hedhur në Hiroshima. NASA beson se stuhitë e fuqishme diellore ndodhin mesatarisht një herë në 150 vjet. Kjo do të thotë se mundësitë që një gjë e tillë të ndodhi në dekadën e ardhme janë 12%. Shkencëtarët kanë bërë thirrje për instalimin e një rrjeti satelitësh rreth sistemit diellore në mënyrë që të merret paraprakisht paralajmërimi për një stuhi të tillë. /Shekulli Online/

Leave a Reply

Back to top button