Shendeti

Studiuesit në Harvard dokumentuan këta murgj, me aftësi “supernatyrore”

Screen Shot 2016-06-08 at 09.43.31

Disiplinat mendore dhe spirituale të fesë budiste janë të njohura ndërkombëtarisht për faktin që shtrijnë deri në limite aftësitë njerëzore. Këto aftësi të rritura duken si superfuqi për ata që i shohin. Por këto fuqi nuk arrihen thjeshtë pse u godite në moment, nga një insekt radioaktiv, apo nëse ekspozohesh ndaj rrezeve gama. Murgjit i kanë arritur këto talente përmes viteve të tërë meditim të strukturuar, ushtrimeve dhe kushtëzimit spiritual.

Ekzistenca e fuqive”supernatyrore” është e njohur në kulturën e Lindjes. Buda jo vetëm priste që dishepujt e tij të shprehnin këto aftësi, por i inkurajoi edhe të mos shpërqëndroheshin prej tyre. Disa prej këtyre teknikave njihen si siddhis, që në sanskrinisht do të thotë “perfeksion”. Disa prej metodave të trainimit përfshijnë kërcimin statik, rënien e daulles, lutjen, agjërimin, psikeledikën dhe të tjera.

Ndërkohë që përparimet në teknologjinë dhe teorinë mjekësore kanë ndihmuar në arsyet e potencialit njerëzor, janë përparimet në fizikën teorike dhe kuantike që kanë ndihmuar në zbërthimin e misterit.

Fizikanët po detyrohen që të pranojnë se universi është një konstruksion “mendor”. Fizikani Sir James Jeans dikur shkruante: “Rrjedha e dijes po shkon drejt një realiteti jomekanik; universi filon të ngjajë më shumë si një mendim i madh, se sa si një makinë e madhe. Mendja nuk duket më si një e ndërfutur aksidentale në fushën e materies, por ne duhet ta shohim atë si krijuesen dhe kontrolluesen e fushës së materies. Pranojeni: universi është imaterial – mendor dhe spiritual”.

Shkolla e Mjekësisë e Harvardit shkoi në manastire të largët në malet e Himalajeve në vitet 1980. Atje kryen shumë eksperimente dhe i dokumentuan të gjitha ngjarjet.

Duke përdorur një teknikë joga të njohur si “g-Tum-mo”, murgjit i rritën temperaturat në ekstreme. g Tum-mo është një teknikë për reduktimin e stresit që jo vetëm mund të rrisë temperaturat, por edhe të ulë normën metabolike të trupit deri në 64%.

Duke përdorur këtë teknikë, murgjit ishin në gjendje që të mbuloheshin me disa shtresa rrobash, të zhytur në ujë të ftohtë në temperatura ngrirëse. Ata duhej që t’i thanin rrobat për tre orë, për në fakt u ndodhi për një orë.

Ata praktikisht nuk bënë asgjë, por u ulën nën batanije dhe vetëm merrnin frymë. Eshtë ende mister se si ka ndodhur kjo gjë, por ajo zbuloi shumë në lidhje me stresin dhe pasojat e tij mbi trupin. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button