Histori

Studiuesit zbulojnë kopjen e lashtë të “rrëfimit sekret” të Jezu Krishtit për të vëllanë

Studiuesit kanë gjetur kohët e fundit atë që besohet të jetë ‘kopja e parë origjinale në greqisht’ e një dorëshkrimi të lashtë heretik të krishterë, që përshkruan mësimet sekrete të Jezusit për vëllanë e tij Jakob.

Dorëshkrimi i lashtë u zbulua në Universitetin e Oksfordit nga studiues të Biblës nga Universiteti i Teksasit në Austin.

Besohet se deri më sot, vetëm një numër i vogël tekstesh nga biblioteka Nag Hammadi – një koleksion i 13 librave Gnostikë zbuluar në 1945 në Egjiptin e Epërm – janë zbuluar në greqisht, gjuha që janë shkruajtur, sipas ekspertëve.

Sidoqoftë, në fillim të këtij viti, studiuesit e teksteve fetare në Universitetin e Teksasit, Geoffrey Smith dhe Brent Landau, zbuluan disa fragmente greke të shekullit të pestë ose të gjashtë të Apokalipsit të Parë të Jakobit, që mendohej se ishte ruajtur vetëm në përkthimet e veta kopte, deri tani, shpjegon Science Daily.

“Të themi se ne mbetëm të tronditur kur kuptuam se çfarë po gjenim është një thjeshtim”, tha Smith, një asistent profesor i studimeve fetare.

“Ne kurrë nuk spekuluam se fragmentet në greqisht të Apokalipsit të Parë të Jakobit vinin nga antikiteti. Por ato ishin aty, mu para nesh”.

Teksti i lashtë përshkruan ‘mësimet e fshehta’ të Jezu Krishtit për vëllain e tij Jakob. Në tekst, Jezusi zbulon detaje rreth mbretërisë qiellore dhe ngjarjet e ardhshme që do të ndodhin, si dhe vdekjen e pashmangshme të Jakovit.

“Teksti shtjellon tregimin biblik të jetës dhe shërbimit të Jezusit, duke na lejuar të hyjmë në diskutimet që supozohet se ndodhin midis Jezusit dhe vëllait të tij, Jakobit – mësime sekrete që e lejuan Jakobin të jetë një mësues i mirë pas vdekjes së Jezusit”, tha Smith.

Siç është shpjeguar nga Smithi, tekste të tilla kishin rënë jashtë kufijve kanonikë të përcaktuar nga Athanasiusi, Peshkopi i Aleksandrisë, në “Letrën e Pashkëve të 367”, që karakterizoi Dhiatën e Re me 27 libra: “Askush nuk mund t’i shtojë ato dhe asgjë nuk mund të hiqet prej tyre”.

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se teksti ka shumë mundësi të jetë një ‘model mësimdhënës’ i përdorur për t’i ndihmuar studentët të mësojnë lexim dhe shkrim, pasi është shkruar mirë, me shkrim dore të njëtrajtshëm dhe fjalë të ndara në rrokje.

“Shkruesi ka shkruar pjesën më të madhe të tekstit në rrokje duke përdorur mesazhet. Ndarjet e tilla janë shumë të rralla në dorëshkrimet e lashta, edhe pse ato shfaqen rregullisht në dorëshkrime të përdorura në kontekstin edukativ”, shpjegoi Landau, ligjërues në UT Austin, Departamenti i Studimeve Fetare. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button