Bota

Stuhi dëbore në Nju Jork, anulohen 2800 fluturime

Një stuhi dëbore ka goditur në këto orë bregun verilindor të SHBA, me dëme të mëdhenj edhe për trafikun ajror. Deri tani janë anuluar të paktën 2800 fluturime. Më shumë se 40 milionë persona kanë mbetur në tokë, teksa Nju Jorku, Bostoni dhe Filadelfia janë zgjuar nën një shtresë të trashë dëbore. Të gjithë shkollat dhe shumë zyra publike kanë mbetur të mbyllura. Sipas parashikimeve reshjet e dëborës do të vazhdojnë me intensitet të lartë.

Leave a Reply

Back to top button