Shkence

Stuhitë diellore: Shtëpia e Bardhë merr masa, për të mos u kapur pa përgatitur

Screen Shot 2015-11-08 at 19.15.40

Shtetet e Bashkuara kalojnë nga fjalët tek veprat, dhe marrin masa për të përballuar pasojat e një stuhie të mundshme diellore të dhunshme, si ajo e 1859-ës.

Një stuhi diellore prodhon një sasi shumë të madhe materiali që del nga dielli dhe nën formën e “erës diellore”, udhëton në hapësirë.

Shtëpia e Bardhë e ka vendosur: duhet bërë dicka për të mos u gjendur të ekspozuar, pa paralajmërim, nga një shpërthim diellor. Një ngjarje serioze dhe me pasoja të paparashikueshme, nëse toka do të goditej prej erërave diellore. Shoqëria jonë teknologjike mund të pësonte një tronditje të dhunshme, me rrjetet elektrikë që do të dilnin jashtë përdorimi për ditë të tëra, në mos për javë të tëra, dhe komunikimet me radio dhe satelitorë do të kompromentoheshin.

Në 2012 shpëtuam për pak

Prej kohësh NASA ka komunikuar që mundësia që një ngjarje e tillë të ndodhë në 10 vitet e ardhshëm, është 12%. Studimi bazohej në punën e kryer nga Pete Riley, i Predictive Science Inc, i cili kishte analizuar numrin e stuhive diellore të 50 viteve të fundit dhe kishte arritur në pohimin, që një ngjarje si ajo e njohur si ngjarja Carrington nuk ishte për t’u përjashtuar.

Ngjarja e Carrington, e vitit 1859, ka qenë stuhia diellore më e dhunshme që është rregjistruar ndonjëherë në Tokë dhe emrin e ka marrë nga ai që e studioi: Richard Carrington. Ajo shkaktoi probleme të rëndë në komunikimet me telegraf. Shumë pak, në krahasim me atë që do të mund të ndodhte sot.

Riley ka nënvizuar gjithashtu se në vitin 2012 pati një stuhi diellore në Diell, por fati e deshi që materiali i nxjerrë prej shpërthimit mori një drejtim të ndryshëm në krahasim me pozicionin e Tokës.

Parashikime më të mirë

Shtëpia e Bardhë ka planifikuar një seri veprimesh ndërhyrës. Plani parashikon mbi të gjitha përmirësimin e kushteve meteorologjike hapësinore, që lejojnë të fitohet kohë: sot mund ta parashikojmë një stuhi diellore me vetëm 60-75 minuta, shumë pak për të devijuar satelitët në orbitë, me qëllim që instrumentat e ndjeshëm të jenë më pak të ekspozuar ndaj impaktit të erës diellore, dhe shumë pak për të dhënë alarmin për “fikjen” e centraleve elektrike.

Së dyti, Shtëpia e Bardhë dëshiron të arrijë koordinimin më të mirë të mundshëm me shtetet mike, për të mundur të mbështetet në një sistem teknologjik të përhapur, dhe si hap të fundit kërkon një sistem ndihmës të prodhimit të energjisë elektrike, që të hyjë në funksion menjëherë pas kalimit të erës diellore – në rast se do të bllokohej sistemi parësor.

Nuk dihet se për sa kohë, Shtëpia e Bardhë dëshiron të vërë në zbatim gjithë këtë. Megjithatë, është shumë e rëndësishme: është sidomos e rëndësishme që të gjithë vendet të marrin parasysh këtë mundësi dhe të ndjekin masat e duhura.

Sepse, ashtu si thuhet për tërmetet, nuk dihet se kur mund të ndodhë një ngjarje e tillë, por me siguri do të ndodhë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button