Bota

Suedia në NATO? Rusia bën gati raketat

Screen Shot 2016-04-29 at 15.16.07“Po zhvillojmë një gjeneratë të re raketash që ende nuk i kemi zbuluar, por do jenë imune ndaj çdo kundërmase të NATO-s”, kështu ka deklaruar zv.presidenti i Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Federatën Ruse, Evgeny Serebrennikov.

Ai është pyetur lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Suedisë në NATO.

“Nëse Suedia do të hyjë në NATO do rreshtojmë raketat tona përgjatë gjithë kufirit, NATO dhe Suedia duhet të vendosin shpejt, ne do reagojmë në bazë të vendimit të tyre”, tha ai.

Fjali që konfirmojnë qendrimin e admiralit të përhershëm rus në NATO, Aleksandër Grushko, i cili muajin e kaluar tha se Moska nuk do të rrijë duarkryq e të shohë se Amerika riarmatos Europën, por do të japë një përgjigje asimetrike.

“Po presim të kuptojmë parametrat realë të veprimeve që SHBA do të kryejë në Europë dhe do të japim përgjigjen tonë”, kishte deklaruar Grushko.

Leave a Reply

Back to top button