Kinema & TV

“Suicide Squad” / Heronj? Jo, jemi kriminelë

Screen Shot 2016-08-13 at 21.50.37“Skuadra vetëvrasëse” është një klasik i DC Comics, shtëpia e famshme botuese amerikane që ka nxjerrë heronj shumë popullorë, si Batman, Superman, Flash dhe Wonder Woman. Tani skuadra, e lindur në fundin e viteve 50, i afrohet Hollywoodit me një kolossal të prodhuar nga Warner Bros dhe me aktorë të mëdhenj si Will Smith, Jared Leto, Margot Robbie, Viola Davis, plus Ben Affleck, dhe kërkon që ashtu si shumë filma të tjerë të këtij lloji, të përziejë aksionin, ironinë dhe efektet speciale. Po cfarë është ekzaktësisht Suicide Squad? Një bandë super kriminelësh që krijohet nga shërbimi i fshehtë amerikan për të kryer misione të paligjshme, shumë të rrezikshme dhe natyrisht të pa pranuara nga qeveria. Përballë premtimit për të dalë nga burgu, kriminelët piktoreskë janë gati për gjithcka, madje edhe të përballojnë një rrezik që i kanoset njerëzimit./bota.al

Leave a Reply

Back to top button