Shkence

Sukseset e Relativitetit të Përgjithshëm. Nuk është hera e parë që teoria e famshme e Ajnshtajnit është vënë në provë

Screen Shot 2016-06-28 at 16.15.53Misteri i mërkurit

Sipas Ajnshtajnit, graviteti pranë Diellit është më i fortë sesa e kishte parashikuar Njutoni, duke bërë që orbita eliptike e Merkurit të ndryshojë gradualisht orientimin e saj. Kjo “paraprirje” – planeti sillet si një rozetë rreth Diellit, qe një mister i tillë që çoi në zbulimin e një planeti-vullkan, Mërkurit.

Drita e ‘lodhur’

Teksa drita ngjitet nga lugina në hapësirë-kohë rreth një objekti masiv si një yll, ajo humbet energji. Kjo është ekuivalente me reduktimin e frekuencës së tij, dhe njihet si një zhvendosja gravitacionale e kuqe. Ajo është vënë re në dritën e dendur të yjeve të bardhë xhuxhë.

Graviteti valëzues

Në vitin 1974, Rasëll Hulls dhe Xhozef Tejlor zbuluan dy yje super të dendur neutronesh që rrotulloheshin rreth njëri-tjetrit. Ata arritën në përfundimin se ata ishin formuar një spirale së bashku dhe po humbnin energji orbitale. Kjo energji e humbur, është pikërisht sasia që Ajnshtajni parashikon se duhet të përhapet në hapësirë në formën e valëve gravitacionale.

Drita e përthyer

Ajnshtajni llogariti se graviteti i Diellit përkul trajektoren e dritës nga yjet e largët nga dy here më shumë se sa kishte parashikuar Njutoni. E vetmja mënyrë për të vëzhguar yjet afër Diellit, është një eklips i gjatë total. Gjatë eklipsit të vitit 1919, Artur Edintoni konfirmoi se pozicionet e yjeve kishin ndryshuar – ashtu siç e kishte parashikuar Ajnshtajni. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button