Bota

“Sukseset” e shumta të Donald Trumpit

“Kur Presidenti Trump tha javën e kaluar se ai ishte “shumë përpara afateve” të veta, në zbatimin e axhendës së tij, liberalët qeshën dhe u tallën”, shkruan Yascha Mounk në “slate.com”.

Shumica e premtimeve të mëdha që Trump bërigjatë fushatës elektorale, nuk kanë arritur të materializohen: Obamacare nuk është shfuqizuar, muri nuk po financohet ose ndërtohet, dhe shkurtimet e taksave mbeten një fantazi e largët dhe jopopullore. Por “ka shumë më tepër të vërteta në pretendimet e Trumpit, sesa lënë të kuptohet reagimet tallës ndaj tij”.

Trump mund të mos ketë ndërtuar ndonjë gjë të re vetë, por ai ka qenë mjaft efektiv në rolin e tij të zgjedhur si një tip shkatërrimtar, teksa shkatërron trashëgiminë e Obamës, si dhe normat e demokracisë dhe politikës së jashtme amerikane. Ashtu siç premtoi, Trump i ka trajtuar me përbuzje aleatët evropianë, është tërhequr nga marrëveshja e klimës së Parisit dhe është shumë pranë “hedhjes” në erë të NAFTA-s dhe marrëveshjes bërthamore iraniane.

Brenda vendit, Trumpi ka përdorur predikimet e tij të dhunshme, për të thelluar ndarjet racore dhe kulturore dhe të bindë gati 40 përqind të vendit, se shtypi është armik dhe madje edhe të urryer NFL-në, kampionatin e futbollit.

“Nëse Trump mund ta kthejë bazën e tij kundër NFL-së, atëherë a ka ndonjë gjë që ai nuk do i shtynte të bënin?”

Trumpi po ndjek “një axhendë të vërtetë radikale” dhe ai mund ta lërë këtë vend rrënjësisht të ndryshuar. / Përgatiti: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button