Bota

Terrorizmi godet në Stamboll, 36 të vdekur. Autoritetet: Eshtë dora e ISIS

Screen Shot 2016-06-28 at 22.39.43

Eshtë 36 të vdekur dhe 147 të plagosur bilanci zyrtar i sulmit mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Stambollit. Kryeministri turk, Binali Yildirim tha se deri më tani të gjitha shenjat sugjerojnë se ekziston dora e ISIS-it prapa sulmeve. Atentatorët mbërritën në aeroport me taksi dhe hodhën veten në erë, pasi hapën zjarr mbi turmën. Edhe disa të huaj në mesin e viktimave; disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Autoritetet turke të telekomunikacionit kanë vendosur një ndalim të transmetimit të pamjeve të skenës së sulmit terrorist që u krye dje në mbrëmje në Aeroportin Ataturk. Kjo lloj censure ndodh në Turqi në rastet e sulmeve terroriste.

Sipas dëshmitarëve që kanë folur për rrjetin televiziv amerikan NBC News, një polic i është hedhur përsipër dhe ka rrëzuar përtokë njërin prej atentatorëve, dhe ky i fundit më pas është hedhur në erë.

Shpërthimet ndodhën në një terminal shumë të ngarkuar, ku njerëzit vijnë nga e gjithë bota.

Autoritetet turke thonë se mënyra e kryerjes së sulmit – që sipas tyre ka përfshirë ndoshta shtatë terroristë – bën që të gjitha dyshimet të shkojnë tek ISIS.

Në dhjetor, një shpërthim në pistën e aeroportit tjetër të Stambollit – Sabiha Gokcen – kishte shkaktuar vdekjen e një personi.

Turqia është goditur nga shumë atentate kohët e fundit, të gjithë të lidhur me separatistët kurdë, apo shtetin islamik.

Një paralajmërim udhëtimi i lëshuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA për Turqinë, i cili u publikua fillimisiht në mars dhe u përditësua dje, ftonte qytetarët amerikanë që të “të ushtrojnë vigjilencë të shtuar gjatë vizitave në hapësirat publike, sidomos ato të frekuentuara nga turistë”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button