Bota

SULMI NDAJ SIRISE / Ç’do të bëjë Kontinenti i Vjetër?

Dominique Moisi*
Pas bombardimit në Siri, vendosur nga Trumpi skenari ndryshon tërësisht. Deri tani, Europa kishte akuzuar Amerikën se ishte pasive, se e kishte braktisur. Dukej sikur duhej të përgatiteshim për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara në skenën ndërkombëtare, dhe më pas të reflektonim se si ta zëvendësonim Amerikën.
Tani është e qartë se tërheqja nuk do të ndodhë. Dhe nuk duhet të zëmë vendin e Uashingtonit. Përkundrazi, duhet të jemi një forcë plotësuese. Europa duhet të bëjë që të peshojë pjesëmarrja e saj ushtarake në krah të SHBA. Pra, duhet të shkojmë drejt një logjike komplementariteti, dhe jo si është thënë në javët e fundit, një logjike zëvendësimi të pastër.
* Themelues i INstitutit francez për Marrëdhëniet me Jashtë / bota.al

Leave a Reply

Back to top button