Bota

Sulmi në Las Vegas. Kush është Stephen Paddock, “gjyshi vrasës” që qëlloi mbi turmën

Dhoma e tij e hotelit ishte plot me armë. Nga atje, i armatosur deri në dhëmbë, Stephen Craig Paddock, 64 vjeç, amerikan pa rekorde të veçanta penale, qëlloi nga kati i 32-të i Mandalay Bay Hotel, duke vrarë të paktën 50 vetë dhe duke plagosur 200 të tjerë, në Festivalin e Countryt në Las Vegas.

Paddock, i vrarë nga policia u etiketua menjëherë si një “vendas”, gjurma e parë që ka bërë të përjashtohet një akt terrorist. Nga kontrollet e para nuk ka asnjë dosje penale, nuk është një veteran i luftës dhe policia tha që duhet pritur para se të përhapet “kredoja e këtij njeriu”, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve që kërkonin të dinin, nëse ai ishte “i krishterë” ose “republikan”, për shembull. Në disa postime në Tuiter të përhapur në rrjetet sociale, Paddock është përshkruar si “pro Trump”, por fakti nuk është konfirmuar. Ai ishte i njohur në Las Vegas dhe jetonte në Mesquite, Nevada, një orë e çerek larg nga vendi i masakrës. Gruaja e tij, Marilou Danley, 62 vjeçare nga Filipinet, ishte në kërkim nga policia, që në fillim shpërndau një foto të saj dhe më pas njoftoi se e kishte kapur gruan dhe automjetin e saj. Besohet se ajo është përfshirë në sulm. Gruaja në profilet e saj sociale thotë se është “nënë dhe grua” dhe ajo shfaqet në disa nga festivalet dhe aktivitetet në Las Vegas, disa vjet më parë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button