Bota

Sulmi terrorist në Nisë, ja çfarë dimë deri tani

Screen Shot 2016-07-15 at 11.53.53

Autoritetet franceze konfirmuan se masakra e mbrëmshme ishte një akt terrorist.

Të paktën 84 persona u vranë, pasi një kamion u përplas në një turmë njerëzish që festonin Ditën e Bastijës në qytetin jugor francez të Nisës.

Ja ato që dimë, në lidhje me atë që Presidenti amerikan, Barack Obama e ka quajtur “një sulm të tmerrshëm terrorist ‘.

Ka shumë fëmijë mes të vdekurve, ndërsa 20 persona janë plagosur rëndë.

Si u shpalos sulmi?

Kamioni i madhe i bardhë u fut në turmë rreth orës 10:30 të enjten, teksa qindra njerëz ishin lungomaren e Nisës, “Promenade des Anglais”, për të parë fishekzjarret, me rastin e ditës kombëtare të Francës.

Nënkryetari i Bashkisë, Christian Estrosi tha se të paktën 84 persona u vranë, pasi kamioni eci me shpejtësi deri dy kilometra përmes turmës.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme Pierre-Henry Brandet mohoi njoftimet se kishte persona të marrë peng.

Atentatori është vrarë, bëri të ditur qeveria. Pritet të identifikohet.

A ishte ky një sulm xhihadist?

Sulmi nuk është marë përsipër nga asnjë grup, por prokurorët thonë se hetimi do të kryhet nga hetuesit e anti-terrorizmit.

“Hetimet janë duke u zhvilluar për të ditur nëse individi ka vepruar vetëm, apo në qoftë se ai kishte bashkëpunëtorë të cilët mund të jenë larguar”, tha Brandet.

Sulmi ka ndodhur ndërkohë që në Francë është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme, pas sulmeve të Shtetit Islamik në Paris në nëntor të vitit që shkaktuan 130 të vdekur.

A ka ndodhur një gjë si kjo më parë në Francë?

Në dhjetor të vitit 2014, dy burra u futën me makinat e tyre drejt këmbësorëve në dy ditë të ndryshme.

Shoferi i parë i bërtiti “Allahu Ekber” (Zoti është më i madhi), teksa i drejtohej turmës në qytetin lindor të Dijonit, duke plagosur 13 vetë.

Shoferi 40-vjeçar kish pasur një histori të gjatë sëmundjeje mendore, dhe nuk kishte lidhje me grupet xhihadiste, tha qeveria.

Një ditë më vonë, një person përplasi një furgon të bardhë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin perëndimor të Nantës, duke vrarë një person dhe duke plagosur nëntë të tjerë. Më pas, ai qëlloi veten me thikë disa herë.

Prokurorët thanë se një fletore u gjet në automjetin e tij, ku kishte shkruajtur: “E urrej shoqërinë”, dhe tha se kishte frikë mos vritej “nga agjentët e fshehtë”.

Njeriu kreu vetëvrasje në qelinë e tij në vitin 2016, në pritje të gjyqit.

Çfarë dimë për të dyshuarin?

Policia franceze ka konfirmuar se ka gjetur dokumente identiteti në kamion, që i përkasin një individi franko – tunizian.

Dokumentet e identitetit i përkasin një burri 31-vjeçar.

Megjithatë, ata nuk kanë identifikuar ende njeriun e vdekur, i cili u qëllua për vdekje nga policia në vendin e ngjarjes.

Policët qëlluan të paktën 40 herë drejt kamionit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button