Shkence

Mistere të Tokës që ndoshta s’do i kuptojmë kurrë: Syri i Saharasë

Struktura Richat, ose Syri i Saharasë është një figurë rrethore 50 kilometra e gjerë në shkretëtirën më të nxehtë të botës. Ajo është e formuar nga rrathë koncentrikë në nuanca të ndryshme të blusë dhe shihet më mirë nga hapësira. Për një kohë të gjatë, mendohej të kish qenë krateri i formuar nga rënia e ndonjë meteori, por studimet e kohëve të fundit tregojnë se nuk është kështu. Nxehtësia dhe trysnia e një goditjeje meteori lë prapa forma të dukshme, si dhe një formë dioksid silikoni të quajtur koezit. Syri i Saharasë nuk ka asgjë të tillë. Disa njerëz kanë vërejtur një ngjashmëri me përshkrimet që Platoni i ka bërë Atlantisit dhe thonës e qyteti legjendar mund të ndodhet aty. Edhe nëse banorët e Atlantisit kanë jetuar aty, provat tregojnë se kjo strukturë është formuar pothuajse 100 milionë vjet më parë, kështu që nuk janë ata që e kanë ndërtuar.

Një tjetër mundësi është që Struktura të jetë maja e një vullkani, por gjithësesi ajo nuk ka formën e kubesë. Teoria kryesore e momentit është se kjo figurë është krijuar për shkak të erozionit gjatë një periudhe të gjatë kohe. Që mbulon atë cfarë ka në tokë, por që nga ana tjetër nuk e zgjidh misterin e formës rrethore. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button