Shkence

Do ta bëj por… nesër

do ta bejTendenca për t’i shtyrë gjërat është krejtësisht gjenetike

Punën e sotme më mirë shtyje për nesër… Një gjë të tillë, për disa prej nesh e sugjeron ADN-ja. Zakoni për t’i shtyrë gjërat në kohë është pjesërisht i trashëguar, sipas Daniel Gustavson, i Universitetit të Colorado Boulder. Por është i lidhur edhe me një tjetër tipar: impulsivitetin. Në fakt, ata që kanë prirjen t’i shtyjnë gjërat janë përgjithësisht edhe më impulsivë. “Dallimet e individëve në tendencën për t’i shtyrë gjërat në kohë vijnë 50 përqind për shkak të faktorëve gjenetikë, që janë të njëjtë për të dy sjelljet”, thotë Gustavson.

Ekipi i tij ka evidentuar një komponent të trashëguar në të dy “veset” që lidhen me të njëjtët gjene, duke i analizuar këta tipare tek çifte binjakësh. “Kjo tregon se kanë evoluar së bashku. Impulsiviteti ka qenë i dobishëm tek njerëzit e parë, që duhej të kënaqnin me shpejtësi nevojat e hershme, por sot është i dëmshëm sepse na shpërqëndron prej objektivave afatgjatë dhe na bën t’i shtyjmë gjërat”.

Leave a Reply

Back to top button