Bota

“Ta thashë, por nuk më dëgjove”. Erdogani mesazh Obamës për Fetullah Gylenin

Screen Shot 2016-07-16 at 21.03.00Presidenti i Turqisë, Rexhep Tapi Erdogan i ka bërë thirrje SHBA që të arrestojë dhe të ekstradojë Fetullah Gylenin, një rival politik dhe klerik mysliman që jeton në mërgim në Pensilvani.

Erdogani ka akuzuar Gylenin se është prapa grushtit të shtetit, një akuzë që Gyleni e hedh poshtë.

“I bëj thirrje Shteteve të Bashkuara dhe presidentit Obama”, tha Erdogani, përpara një turme të madhe mbështetësish në Stamboll sot.

“I dashur Z. President: Ta kam thënë më parë. Ose arrestoje Fetullah Gylenin, ose ktheje në Turqi. Nuk më dëgjove. Po të bëj thirrje sërish, pasi ka patur një përpjekje për grusht shteti. Ekstradoje këtë njeri që jeton në Pensilvani, në Turqi. Nëse jemi partnerë strategjikë, ose partnerë model, bëj atë që është e domosdoshme”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button