Bota

Tanket në rrugë, grusht shteti i ushtarakëve në Turqi

Screen Shot 2016-07-15 at 22.23.16Goditje armësh zjarri janë dëgjuar në Ankara. Avionë luftarakë dhe helikopterë po fluturojnë mbi kryeqytetin turk.

E bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave janë mbyllur edhe dy urat mbi Bosfor në Stamboll. Mediat lokale shkruajnë për një aktivitet ushtarak të pazakontë në Ankara dhe në Stamboll. Mjetet e blinduara të forcave të sigurisë janë vendosur në dy urat mbi Bosfor, ku nuk lejohet tashmë trafiku civil ndërkohë që avionë F-16 dhe helikopterë të ushtrisë turke vazhdojnë të fluturojnë në një lartësi të ulët.

Sipas dëshmive, autoritetet turke janë ato që kanë mbyllur dy urat ndërkohë që ka një prani të lartë ushtarake.

Kryeministri Erdogan ka deklaruar se kjo ka qenë një përpjekje e dëshpëruar e një fraksioni të ushtrisë dhe se ndërrimi i qeverive bëhet vetëm prej popullit./bota.al

Leave a Reply

Back to top button