Magazine

Weinstein, Angelina, Gwyneth, Asia dhe të tjerat… Të dashura gra, të pushtetshmëve mjafton të dish t’u thuash një “JO!”

Pendimi i vonuar? Eshtë më keq se sa zgjedhja për të përfunduar në një shtrat të rëndësishëm, duke menduar vetëm për karrierën

Me tipa si Weinstein është e mbushur bota. Ndërkohë që zgjatet lista e denoncueseve kundër producentit të Hollywoodit, Harvey Weinstein, shfaqet edhe një e vërtetë e sikletshme: këtyre ekzemplarëve të mashkullit mund t’u thuhet gjithmonë “jo, faleminderit”.

Zgjedhja e kundërt, ajo e të thënit “po”, duke iu dorëzuar ngacmimeve dhe kapriçove të të pushtetshmit të radhës, mundson ndonjëherë të vjelësh frute të menjëhershëm, me çmimin e ndonjë pendese tejet të vonuar.

Weinstein-ët ekzistojnë në çdo zanat dhe në çdo vend, janë famëkëqinj, t’i quash “derra” rrezikon të fyesh kafshën e gjorë, janë mashtrues patologjikë, të verbojnë, të prekin derisa derdhin verën, të flasin një centimetër larg hundës, të përmbytin me mesazhe dhe ftesa. Nëse shpërqëndroheni për një çast, i gjeni të zhveshur në shtrat. Nuk ka nevojë të jeni gra të bredhura për t’i njohur, për t’ua ndjerë kutërbimin dhe për t’i larguar. Nuk është rastësi që Angelina Jolie, sa për të përmendur ndonjë, i rrëfeu të përditshmes New York Times për ngacmimet që pësoi në vitin 1998: “Kam pasur një përvojë të keqe me Harvey Weinsteinin në rininë time, dhe si rezultat kam zgjedhur të mos punoj me të, duke paralajmëruar të tjerat kur e bënin”.

Ai e provoi, ajo e refuzoi. Janë gjëra që ndodhin në “gjëzat” e kurtheve të mundshme, ekonomisti Richard Thaler fitoi Nobelin duke vënë theksin në fuqinë e “nudging”, domethënë të shtytjes së lehtë, të asaj prekjes që të nxit dhe të bind, pa patur nevojë për ta thënë në mënyrë eksplicite.Tipat si Weinstein nuk janë përdhunues agresivë që të përplasin pas muri dhe nuk të lënë të lëvizësh. Janë molestues të subkoshiencës, përdorin karizmën personale, pozicionin e pushtetshëm, pasurinë marramendëse për të magjepsur prenë, për ta sjellë rrotull deri sa ta bindin për marrëdhënie seksuale. Loja ka sukses kur vajzat lejojnë që të binden, në këtë rast nuk e sprapsin përparimin e tij, nuk kthejnë majat nga thembrat, nuk largohen të neveritura. Me fjalë të tjera, janë dakord.

Asgjë gjykim moral: çdo grua zgjedh lirisht se si të përdorë trupin e saj, për cilin qëllim, dhe karriera mund të jetë një objektiv shumë i mirë. Nga një cep i botës në tjetrin, gratë shkojnë në shtrat me burra dhe për arsye nga më të ndryshmet, jo gjithmonë për shkak se i ka rrëmbyer ndjenja e pamposhtëshme e dashurisë. “Isha vajzë e re, kisha firmosur, isha e magjepsur”, ka thënë Gwyneth Paltrow, edhe ajo viktimë e mësymjes së Weinsteinit që, në fund të një takimi pune, i propozoi një seancë masazhesh në sallën ngjitur. Paltrow refuzoi dhe, me t’u kthyer në shtëpi, ia rrëfeu episodin të fejuarit të atëhershëm, Brad Pitt. I cili nuk duroi dhe shkoi u përplas me producentin. Nuk na rezulton që premtuesja Gwyneth të jetë nxjerrë jashtë Hollywoodit. Një konfirmim që gjithmonë mund të thuash jo.

Nëse në fakt vendos të thuash po, do të ishte më mirë të rrokje avantazhet, pa ulëritur për traumën, kur të jetë shumë vonë. Asia Argento është një prej atyre që ka thënë po, edhe përballë saj, kur ishte 20 vjeç, monotoni ëinstein u paraqit me rrobdshambër, gati për masazh. Për revistën “New Yorker”, Argento ka thënë se ka patur në atë rast seks oral, se kish shmangur denoncimet për të mos kompromentuar karrierën, se ka patur me të një marrëdhënie për pesë vitet e ardhshme, duke shkuar edhe në shtrat, gjithmonë me konsensus.

Madje Weinstein i ka prezantuar edhe të ëmën, dhe në një moment vështirësie ekonomike ishte ofruar t’i bënte një pagesë për të bijën. Ky është një rast ku denoncimi përmes shtypit, dy dekada me vonesë, rrezikon të shkojë në favor të atij që ngacmon, duke dëmtuar besueshmërinë e viktimës së supozuar. Nëse gjithçka është përdhuni, asgjë nuk është me të vërtetë. / Il Giornale – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button